E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndërtimi i repartit të ri Delta Force

15/07/2009  Zhvendosen mjetet e sekuestruara

VLORE- Me dhjetëra mjete lundruese si dhe automjete apo motoçikleta të sekuestruara, të cilat gjendeshin në bazën e policisë kufitare të Radhimës po zhvendosen që prej disa ditësh për në pika të tjera sekuestrimi për shkak se në këtë vend ka nisur ndërtimi i bazës së re të repartit special të FNSH-së, Delta Force (Forcat e ndërhyrjes së shpejtë) të qytetit të Vlorës. Kjo pasi ky repart do të largohet nga ish kampi i punëtorëve për shkak se i ka dalë pronari. Kjo gjë konfirmohet nga burime pranë këtij reparti, të cilat shprehen se së shpejti reparti do të ndryshojë vendndodhjen e tij, e cila do të jetë kjo bazë e policisë kufitare. Forcat special të FNSH-së të qytetit të Vlorës së shpejti pritet të transferohet në bazën e policisë kufitare të Radhimës pas përfundimit të ndërtimit të një godine trekatëshe e parashikuar për të akomoduar këtë repart, ndërsa mjetet e sekuestruara që prej disa ditësh po gjejnë “vendbanime” të reja pas nisjes së punimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›