Nis procesi i kompensimit financiar të pronës , vendimi i plote
10/03/2011 Qeveria miraton rregullat dhe kriteret për shpërndarjen e fondit për 2011
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shumë shpejt do të nisë procesin e kompensimit financiar të ish-pronarëve për vitin 2011. Kompensimi i subjekteve të shpronësuara prona, e të cilëve është njohur për kompensim, do të bëhet sipas radhës kronologjike, mbi numrin dhe datën e vendimit, nëse përmbushin tri kritere bazë. Kriteret lidhen me vendimin që ka përcaktuar kompensimin e pronës. Ai duhet të jetë vendimtar, i ekzekutueshëm dhe kur vendimi për të cilin aplikohet nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim. Kompensimi do të bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit do të bëhet sipas një skeme të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar dje.
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË KRITEREVE PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT PRONARËVE NË TË HOLLA PËR VITIN 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, shkronja “d”, e 17 të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr. 10 239, datë 25.02.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit vetëm nëse përmbushen këto kritere:
a) Vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës është përfundimtar.
b) Vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës është i ekzekutueshëm.
c) Vendimi për të cilin aplikohet nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim.
Në rastin e vendimeve që janë ndryshuar pjesërisht për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.
2. Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme:
a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m2 masa e kompensimit të jetë 200 (dyqind) m2.
b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) deri në 3000 (tre mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m2.
c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 (tre mijë) deri në 5000 (pesë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 400 (katërqind) m2.
ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 (pesë mijë) deri në 10000 (dhjetë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m2.
d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10000 (dhjetë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 600 (gjashtëqind) m2.
3. Subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2011.
4. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për kompensim në të holla sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, që sipas rastit mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërcituara janë ndryshuar në rrugë gjyqësore.
ç) Planvendosjen përkatëse si dhe planin e rilevimit të pronës së njohur për kompensim në fragmentin e hartës treguese të regjistrimit të pasurive.
d) Dëshminë e trashëgimisë.
dh) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të subjektit të shpronësuar.
e) Dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë.
ë) Mandatpagesën.
5. Në rastin e kërkesave të paraqitura në AKKP në mbështetje të vendimeve të Këshillit të Ministrave, nr. 1343, datë 4.06.2008, “Për miratimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2008” dhe nr. 487, datë 6.05.2009, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2009”, të cilat nuk janë pranuar nga AKKP-ja për pamjaftueshmëri fondi, kërkuesit duhet të pohojnë vullnetin e tyre nëpërmjet një kërkese të re për kompensimin, të shoqëruar me dokumentet e parashikuara në pikën 6 të këtij vendimi.
6. Subjektet që kanë aplikuar për kompensimin në të holla në vitet 2008 dhe 2009, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për kompensim financiar sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar sipas radhës së trashëgimtarëve të përcaktuar në Kodin Civil.
ç) Prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008 apo 2009 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar.
7. AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla, duke kryer veprimet e mëposhtme:
a) Verifikon dosjen dhe vendimin përkatës të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
b) Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që brenda 10 (dhjetë) ditëve të konfirmojnë për:
I) regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP;
II) përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet;
III) verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes.
c) Kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës.
d) Përgatit planvendosjen e pronës që kompensohet dhe cakton:
I) në hartën e vlerës zonën ku ndodhet prona;
II) në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar pjesën e pronës që kërkohet për tu kompensuar, sipas masës që përcaktohet në pikën 2 të këtij vendimi dhe i kërkon përfaqësuesit me prokurë të nënshkruajë për pjesën që kompensohet.
dh) Llogarit vlerën e sipërfaqes që kompensohet.
d) Përgatit vlerësimin ligjor ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues:
I) vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga kërkuesi;
II) konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
III) vlerësimi i pronës për kompensim.
ë) Merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar.
f) U dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra për tu dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore.
g) Shpall listën e subjekteve fituese.
gj) Kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.
8. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për 1 (një) muaj.
9. I gjithë procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor të përcaktuar në nenin 17, paragrafi 2, të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar.
10. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara në zbatim të këtij vendimi sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit në të holla dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale sipas ligjit.
11. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA