E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Afera korruptive me kartat e identitetit

Partia Socialiste denoncoi dje vonesat në hartimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve dhe prodhimin e kartave të identitetit. 

 Deputeti socialist Blendi Klosi tha se, "të dyja këto procese, tashmë mbulohen me afera korruptive, paaftësi totale të administratës dhe paqartësi teknike për zgjidhjen e tyre, të cilat po e çojnë Shqipërinë gjithmonë e më larg afateve dhe kërkesave të integrimit evropian dhe kërkesave të kohës e po ashtu jashtë çdo afati për realizimin e këtyre proceseve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare". PS e quan qesharake edhe idenë e Berishës se arsimtarët të shpërndajnë certifikata. "Hipotezat e kryeministrit Sali Berisha janë qesharake se sistemi do të mund të shërbejë me "Lap Top" në malësi për të ngritur regjistrat e zyrës së gjendjeve civile. Mendoj se Shqipëria do të duhet të largohet urgjentisht nga këto zgjidhje folklorike të një detyre kaq të rëndësishme për qytetarët dhe modernizimin e jetës së vendit në Shqipëri", shtoi Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›