Topalli: Qëndrimi i Topit, qesharak dhe absurd
Përplasja me dekretet zhvendoset nga mes maxhorancës dhe opozitës, brenda vetëm demokratëve. Dy drejtuesit e lartë të shtetit, presidenti dhe kryetarja e Kuvendit janë në mes të kësaj përplasjeje.
Topalli reagoi ashpër ndaj qëndrimit dhe sulmeve të presidentit në adresë të kryeparlamentares për vonesat në pesë dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kryetarja e Kuvendit, i cilëson absurde dhe qesharake qëndrimin e mbajtur nga ana e kreut të shtetit për pesë dekretet për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në reagimin e lëshuar nëpërmjet zëdhënëses së saj theksohet se, "Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Kuvendit për rishikimin e kandidaturave për anëtarë Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese". "Tingëllojnë qesharake dhe absurde pretendimet se Kuvendi po merr kompetenca të tjera, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton: "Kuvendi ka pasur dhe ka një rol substancial… Sipas neneve 125/1 dhe 136/1, Kushtetuta parashikon dhënien e një pëlqimi të vërtetë nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo nënkupton që, përfshirja e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces, ka të bëjë, jo vetëm me shqyrtimin e rregullshmërisë juridike, por edhe të meritës së zgjedhjes së bërë nga ana e Presidentit të Republikës", deklaroi Ruseti. Pas përplasjes me liderin e PS-së, Edi Rama, për çështjet e dekreteve Topalli nuk ka ngurruar të konfrontohet edhe me kreun e shtetit, që është përfaqësues i partisë së saj. Dy ditë më parë presidenti Topi kritikoi qëndrimin e mbajtur nga Topalli si kryetare e Kuvendit në lidhje me dekretet e tij, duke theksuar se ato duhet të futeshin menjëherë në procedura shqyrtimi. Topi deklaroi se, janë shkelur nenet 26 dhe 111 të Rregullores në lidhje me dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët futen menjëherë në rendin e ditës dhe shqyrtohet brenda shtatë ditëve në komisionin e Ligjeve. Por, zëdhënësja Ruseti shprehet se, "Kuvendi në zbatim rigoroz të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili plotëson Kushtetutën dhe bën interpretimin përfundimtar në çështjen e emërimit të gjyqtarëve shpreh gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me Presidentin e Republikës në këtë proces shumë të rëndësishëm të procesit gjyqësor". Ndërsa është bërë e ditur se procedura e verifikimit do të jetë transparente për të gjitha palët e interesuara.