Grabitën taksistin, arrestohen dy
Durrës
Grabitja e një taksisti nga Tirana ka çuar në pranga dy të dyshuar, ndërsa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Duke u hequr si pasagjerë, me të mbërritur në vendin e destinacionit i kanë grabitur automjetin tip “Benz” dhe telefonin celular për të shmangur denoncimin e menjëhershëm. I dëmtuari ka mundur të bëjë njoftimin në polici dhe që nga 18 marsi kanë nisur hetimet për rastin. Dje, në kuadrin e operacionit “Iniciativë”, policia ka mundur të kurorëzojë kapjen e dy të dyshuarve, Lidjon Kaza, 20 vjeç dhe Rifat Bala, 37 vjeç. Të dy janë nga Librazhdi, por banojnë në Shijak. Mjeti i vjedhur ende nuk është gjetur.
#