Aksidenton gjysh dhe nip, prangoset
Kuçovë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Kuçovës, ku është plagosur rëndë një 50-vjeçar dhe nipi i tij shtatë vjeç, ndërkohë që policia ka prangosur drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 23.00 të së dielës është bërë ndalimi i Qani Kosovës, 51 vjeç, i cili me mjetin e tij “Fiat Tepmera” ka përplasur në qendër të qytetit një motoçikletë ku udhëtonin 50-vjeçari Lulzim Ruçi dhe nipi i tij shtatë vjeç, Xh.Mançe. Si pasojë e kësaj përplasje, kanë ngelur të plagosur rëndë gjysh dhe nip, të cilët janë dërguar në spitalin e Beratit, e më pas 51-vjeçari është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
#