Kanosën rojën e spitalit, procedohen
Elbasan
Kërcënojnë rojën e spitalit, procedohen katër persona që tentuan të hyjnë jashtë orarit të vizitave në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Sipas burimeve policore, rreth orës 23.40 të së dielës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Blerim Sinës, 35 vjeç, nga fshati Balldren, si dhe nisi ndjekja penale për shtetasit Skënder, Tauland dhe Besnik Subashi. Sipas burimeve zyrtare të policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e patrullës së policisë, të cilët po bënin shoqërimin e tyre për në Komisariat, pasi kishin prishur rendin e qetësinë publike në ambientet e spitalit kirurgjikal të Elbasanit.
#