E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen pesë shpërndarës droge

Tiranë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë kapur me 1.5 kg kanabis gjatë një operacioni të realizuar në orët e natës. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Kashar u bë i mundur arrestimi i Skerdilajd Mirit, 23 vjeç, Artur Selmanit, 24 vjeç, Ervis Gjuzit, 27 vjeç, të tre nga Fushë-Kruja dhe Ilir Gashit e Edmond Kalijajt të dy 23-vjeçarë nga Tirana. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike në Kamzë dhe Laprakë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›