Pranga të sëmurit mendor, ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura
• KAVAJE - Arrestohet i sëmuri me aftësi të kufizuara mendore, pasi kreu veprime të turpshme në vende publike me dy motrat 11 dhe 13 vjeçare.Idriz Hoxha, 58 vjeç, banues në Kavajë, është arrestuar dy net më parë nga policia e këtij qyteti me akuzën e "kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitura". Arrestimi i tij, është bëri i ditur për gazetën "Panorama", nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Idriz Hoxha, 58 vjeç, banues në fshatin Okshtun të komunës së Lekajt në Kavajë, është ndaluar prej bluve pas kallëzimit të prindërve të dy motrave. Ata kanë deklaruar në polici, se vajzat e tyre kur kanë qenë duke kullotur bagëtitë, kur janë prekur me duar dhe janë ngacmuar nga 58-vjeçari. Vetë vajzat i kanë treguar nënës së tyre dhe të vëllait se Idrizi i kishte prekur ato në vende intime, gjatë kohës që kanë qenë duke kullotur bagëtitë. Pas rrëfimit të vajzave në shtëpi, nëna dhe babai i tyre, janë drejtuar për në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku edhe kanë dhënë kallëzimin përkatës. 58-vjeçari Hoxha, është shoqëruar menjëherë në polici, ku gjatë marrjes së tij në pyetje ka refuzuar të kishte kryer një veprim të tillë. Ndërkaq specialistët kanë vërejtur tek i arrestuari një farë çekuilibrimi, për të cilin fillimisht ata kanë dyshuar, por më pas janë bindur kur kanë pyetur banorët. d.b