Nisen në Zvicër dy paciente të tjera me djegie
Dy paciente të tjera janë nisur për mjekim të specializuar në spitalet e Zvicrës. Dje, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Vesile Gjata, 19 vjeçe dhe Dylbere Prendi, 46 vjeçe, të cilat u plagosën nga ngjarja e 15 marsit në fshatin Gërdec të Vorës janë dërguar dje jashtë vendit. Deri dje të dy pacientet janë trajtuar në reanimacionin e shërbimit të djegie-plastikës në QSUT. Ato kanë pasur djegie të rënda dhe të thella si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve. Sakaq, numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht jashtë vendit është 22.
Në spital, në mënyrë të veçantë në shërbimin e djegie-plastikës janë trajtuar më shumë se 50 pacientë me djegie. Ata që kanë pasur probleme të vogla, kanë marrë mjekimin e duhur dhe më pas janë larguar nga qendra spitalore.
SSSASS