Prokuroria verifikon incidentin e dy deputetëve me Gardën
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e materialit denoncues në adresë të dy deputetëve të Partisë Socialiste, Ndriçim Hysa dhe Andis Harasani, të cilët akuzohen se janë konfrontuar me dy punonjës të Gardës së Republikës, të enjten e kaluar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme një ditë më parë, të cilat pohuan se materiali denoncues, i hartuar nga Garda e Republikës në ngarkim të deputetëve Ndriçim Hysa dhe Andis Harasani, po i nënshtrohet shqyrtimit nga organi qendror i akuzës. Nga i njëjti burim zyrtar mësohet se kallëzimi penal ndaj dy deputetëve të PS-së, fillimisht u depozitua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, por për shkak të funksionit të tyre, kjo prokurori shpalli moskompetencën e saj, duke e kaluar çështjen për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërkohë, në materialet denoncuese të saj Garda e Republikës nënvizon se më 11 shtator, ditën e seancës plenare, deputetët Ndriçim Hysa dhe Andis Harasani mbanin në duar objekte që ndalohet të futen në Kuvend. Në këto kushte, ata nuk u lejuan nga strukturat e Gardës së Republikës që të hynin në sallën e seancave plenare. Shërbimi i brendshëm i Gardës së Republikës, në përmbushje të detyrës, kërkoi nga dy deputetët dorëzimin e objekteve.
E gjithë skena është bërë brenda ambienteve të Kuvendit, në korridorin e kontrollit duke bërë që dëshmitarët të jenë të pakët. Të dyja palët kanë nxjerrë versione të kundërta, por Komandanti i Shërbimit të Gardës, Arben Nika, ka deklaruar se është plagosur në këmbë, pasi është goditur nga deputeti Harasani. Nika deklaroi me shkrim në Gardë se “deputeti Harasani më goditi dhe më rrëzoi poshtë ku u plagosa në këmbë, nga e cila ende kam rrjedhje gjaku”. Por deputetët e majtë kanë përcjellë një tjetër version. I pyetur nga një media vizive, deputeti Harasani nuk mohoi apo pohoi konfrontimin dhe goditjen e gardistit Nika, por tha se “mjetet e ndaluara për të cilat pretendon Garda kanë qenë kallinj misri nga ato që nuk kanë prodhuar kokrra dhe shpreh habinë pse këto mjete ndalohen”. Deputeti tjetër, Hysa, u shpreh për mediat se punonjësit e Gardës kishin marrë urdhër nga kryetarja e Kuvendit, për të ndaluar hyrjen e tyre në sallë. “5 kallinj misri pa kokrra nuk dëmtojnë asnjë seancë.