Faik Fejza në gjykatë: Pranoj pjesërisht falsifikimet
Në Gjykatën e Tiranës vijoi dje procesi gjyqësor në ngarkim të shtatë të pandehurve të dosjes së bujshme “Kashari”, të akuzuar për disa vepra penale. Seanca e djeshme, ashtu siç edhe ishte parashikuar më parë, vazhdoi me deklarimet e dy të pandehurve, Faik Fejza e Ismail Sula, të cilët paraqitën argumentet e tyre lidhur me akuzat e prokurorisë. Pjesa më e madhe e të pandehurve deklaroi se në konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes do të paraqesin juridikisht argumentet e tyre lidhur me akuzat që u janë bërë, në mënyrë specifike të akteve që i inkriminojnë. I pandehuri Fejza mohoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke deklaruar se nuk ka lëshuar vërtetime pronësie për akt-shitje pronash, pasi pronarët që kërkonin ato ishin në konflikte pronësie me njëri-tjetrin dhe dispononin të dy palët certifikata pronësie të lëshuara nga Hipoteka. Lidhur me deklarimet e disa familjeve të tjera, banorë të Kasharit, ish-kryekomunari Fejza deklaroi se “në tre vitet që kam drejtuar komunën e Kasharit, asnjëherë nuk kanë ardhur apo të më jenë drejtuar me shkresë këto familje”. Më tej, i pandehuri vijoi argumentet e tij mbrojtëse me akuzën e dytë, atë të “falsifikimit të dokumenteve”, për të cilat pranoi se pesë prej tyre i kishte firmosur pa dijeni se kanë qenë të falsifikuara, ndërsa për tre të tjerat kishte hedhur firmën me vetëdije. Sipas Fejzës, për firmat e hedhura në aktet që mbajnë emrat e Ismail Sulës, Jakup Sulës dhe Xhevahir Hykës, janë të sakta dhe i ka firmosur konform ligjit. Ndërkohë që i pandehuri i dytë që dha dje deklarime para togave të zeza ishte Ismail Sula, i cili pranoi të ketë shitur pronën e të afërmve të tij, ndonëse nuk kishte emrin në tapinë e pronësisë, si dhe pse prona ishte prej kohësh në konflikt pronësie. Ai pranoi që i ka marrë 223 milionë lekë shtetasit Vladimir Kosta dhe pretendoi se këto para ua ka shpërndarë të afërmve të tij. Në përfundim të deklarimeve të Sulës, trupi gjykues vendosi që të shtyjë seancën për në datën 1 tetor, me qëllim që të dëgjojë deklarimet e të pandehurit tjetër, ish-kryekomunarit të Kasharit, Alfred Sula.
Deklarimet e Faik Fejzës
Ish-kryekomunar për tre vjet në komunën e Kasharit, Faik Fejza pranoi dje pjesërisht akuzat e bëra nga organi i prokurorisë. Në deklarimet e tij, i pandehuri deklaroi se “akuzohem për mosdhënie të vërtetimeve për disa akte shitjesh, konkretisht për disa familje në fshatin Katund i Ri në Kashar. E pranoj këtë fakt. Arsyeja e mosdhënies së vërtetimeve ishte se prona për të cilën dy familjet Tafani e Sula kërkonin vërtetime ishte në konflikt pronësie dhe se nuk doja që ky konflikt t’i përcillej edhe një personi të tretë, që do të ishte blerësi. Të dyja familjet dispononin dokumente të rregullta dhe certifikata pronësie, ndaj dhe nuk pranova që të jepja vërtetime. Ndërsa tre familjet e tjera, gjatë tre viteve që kam qenë kryetar komune, as nuk i kam takuar ndonjëherë sepse nuk janë paraqitur tek unë, as ndonjë kërkesë për vërtetim me shkrim apo me gojë. Ndaj deklaroj se nuk e pranoj akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Më tej, i pandehuri Fejza dha shpjegime lidhur me akuzën e dytë, atë të “falsifikimit të dokumenteve”. Edhe këtë akuzë, i pandehuri e pranoi pjesërisht, duke u shprehur se “nga 8 aktet e akuzës për falsifikim, 3 prej tyre deklaroj se janë plotësisht të rregullta, i kam firmosur dhe them me bindje se janë konform ligjit. Ndërsa pesë aktet e tjera mendoj se nuk duheshin lëshuar dhe firma është imja. Nuk kam pasur dijeni mbi aktet kur i kam firmosur, por mbaj mend që i kam firmosur”. I pandehuri ka bërë me dije se nuk ka falsifikuar asnjë vulë, pasi ato i ka marrë në komunë. “Nuk di që institucionet të prodhojnë vula false”, - vazhdoi ai. Në seancën e djeshme gjyqësore morën pjesë vetëm 4 prej të pandehurve: Ismail Sula, Alfred Sula, Xhevahir Hyka si dhe i pandehuri Faik Fejza.
Deklarimet e Ismail Sulës
I pandehuri i dytë që pranoi të jepte dje deklarime para togave të zeza ka qenë Ismail Sula, mbi të cilin rëndojnë dy akuza: ajo e “mashtrimit” dhe e “falsifikimit”. I pandehuri deklaroi se nuk ka punuar asnjëherë në komunë dhe se nuk pranon akuzat për mashtrim dhe falsifikim. Ai pranoi para togave të zeza se kishte firmosur një kontratë me shtetasin Vladimir Kosta, të cilit i ka shitur 20 mijë metra katrorë kundrejt shumës 38 milionë për dynym. Nga kjo shitje ka përfituar 223 milionë lekë, të cilat deklaroi se ua kishte shpërndarë të afërmve. I pyetur nga kryesuesi i trupit gjykues nëse ishte pronar i asaj toke që po shiste, i pandehuri Sula u përgjigj se nuk ishte pronar, por veproi në emër të njerëzve të tij. “Pronën që shita e kisha pa dokumente dhe ishte pronë në konflikt. Prona ishte në emër të familjeve Sula dhe Tafani. Nga shitja do të përfitonin të dyja familjet, 30 milionë për dynym pronarët e vjetër dhe 7 milionë për dynymë pronarët e rinj. Në shitjen e pronës unë isha ndërlidhësi, pasi nuk e kisha emrin në tapi. Vladimir Kosta e dinte që prona ishte me probleme dhe ofroi 38 milionë lekë për dynymë, pra për afro 3 vjet më dha 223 milionë lekë për 20 mijë metra katror tokë. Më pas, lidhëm një deklaratë me Kostën që do t’i ktheja paratë që më kishte dhënë deri në mars të vitit 2008, por që nuk munda t’i ktheja pasi rashë në burg”, - përfundoi deklarimet e tij i pandehuri Sula.
Abuzimet
Abuzimet me tokat në këtë zonë kanë kaluar në emër të 16 pronarëve të cilët ose kanë qenë vetë të pandehurit, ose të afërm të tyre. Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet e provave të cilat i kanë shitur disa herë. Pas sekuestrimit të dokumenteve në kadastër, verifikimeve të tyre, ka rezultuar se prokuroria ka arritur në përfundim se pronarët e emëruar kanë qenë edhe vetë të pandehurit. Kështu ka rezultuar se i pandehuri Alfred Sula, i cili ishte me detyrë kryetar komune në Kashar deri në momentin e arrestimit të tij, ka falsifikuar 13 dokumente pronash, katër prej të cilave kanë kaluar me pronar Xhevahir Hykën, i cili në sajë të falsifikimeve të kryera nga ana e Sulës ka përfituar 18692 metër katror sipërfaqe toke. Nga ana tjetër, sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Sula ka kaluar në emër të Ismail Sulës 2500 metër katror sipërfaqe toke, 6300 metër katror në emër të Jakup Sulës, 15120 metër katror në emër të Çelnike Gjona, 5000 m2 në emër të Bajram Muça, 3300 m2 në emër të Petrit Kurtit, 6600 m2 në emër të Petrit Bakallit1500 m2 në emër të Fatmir Shirës, 1000 m2 në emër të Lazem Peposhit si dhe 3000 m2 në emër të Kujtim Gjanajt. Por këta pronarë tokash posedojnë edhe prona të tjera në këtë zonë të cilat janë kryer në sajë të falsifikimeve të kryera nga ana e të pandehurve të tjerë. Kështu sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë ka rezultuar se Xhevahir Hyka i cili është edhe një nga të pandehurit është pronar i 5000 m2 pronë me dokumente false e kryer nga ana e të pandehurit Bardhyl Kamberi, 13692 m2 sipërfaqe toke me dokumente të falsifikuara nga ana e të pandehurit, Faik Fejzo. 9200m2 tokë gjithashtu ndodhet në emër të të pandehurit Xhevahir Hyka, e falsifikuar nga ana e të pandehurit Islam Shera, 13662 m2 tokë me dokumente të falsifikuara nga ana e Shefqet Alikaj. Ndërkohë që një sipërfaqe toke prej 27862 m2 është kaluar në emër të tij si pronar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara nga vetë Xhevahir Hyka. Pronarë të tokave nëpërmjet falsifikimeve të dokumenteve janë bërë edhe persona të tjerë. Lazam Peposhi sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë rezulton të jetë pronar i 1000 m2 tokë, e cila ka kaluar në emër të tij nga falsifikimet e kryer nga ana e të pandehurit Shefqet Alikaj si dhe 1000 m2 të tjera këto të kaluara nga ana e të pandehurit Islam Sherra. Hetimet në lidhje me të pandehurit kanë ardhur pas një raporti të bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Më pas, kanë qenë edhe vetë denoncimet e kryera nga vetë banorët e Kasharit që kanë çuar në fundosjen e të pandehurve. 10 të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Kashari 2”, i cili u zhvillua në 1 dhjetor të vitit të kaluar. Të pandehurit akuzohen për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale”, “mashtrimi me pasoja të rëndë”.
Pronat e përfituara në sajë të falsifikimeve
Xhevahir Hyka është pronar i 102418 m2 tokë
Islam Sula 10 000 m2
Jakup Sula 18900 m2
Çelnike Gjona 60480 m2