Përcillet Trebicka, ende i pazbardhur aksidenti
Kosta Trebicka është përcjellë për në banesën e fundit ndërsa ekspertët nuk kanë akoma një përgjigje për dinamikën dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti që i mori jetën
Është përcjellë dje për në banesën e fundit Kosta Trebicka, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të paqartë dy ditë më parë në fshatin Lekas pranë Voskopojës. Familjarë, miq dhe të afërm të tjerë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit biznesmenit të njohur duke e përcjellë atë drejt varrezave të Tufinës rreth orës 15.00. Ndërkohë prokuroria dhe policia vazhdojnë të hetojnë mbi rrethanat e aksidentit që duket se i ka marrë jetën biznesmenit.
Morti
Cermonia mortore në shtëpinë e 50- vjeçarit u hap herët mëngjesin e së dielës, vetëm pak orë pasi trupi pa jetë i Kosta Trebickës kishte mbërritur nga Korça ku edhe iu bë egzaminimi i fundit prej ekspertizës. Për ngushëllimin e familjes për humbjen e të dashurit të tyre, në banesën e tij u panë të hynë e të dalin shumë miq të tij, përfshirë dhe shtetas Amerikanë të ardhur enkas për këtë gjë. Një sërë emrash të politikës shqiptare janë parë gjithashtu në shtëpinë e të ndjerit, ku është kërkuar edhe një herë zbardhje e ngjarjes së rëndë.
Hetimet
Ende e paqartë duken rrethanat e aksidentit që shkaktoi më pas edhe vdekjen e Kosta Trebickës. As dje policia dhe prokuroria nuk kanë pasur një version zyrtarë për dinamikën e aksidentit edhe pse është hedhur që në fillim hipoteza e një shpejtësie të madhe në terren të papërshtatshëm, rrethanat mbeten ende të paqarta. Ekspertët amerikanë të thërritur për ndihmë në këtë rast ende nuk kanë dhënë një version të tyrin për ngjarjen edhe pse kanë bërë si këqyrjen e trupit të pajetë po ashtu edhe vendit të ngjarjes. Burime nga policia thanë se tashmë ekspertët ishin përqendruan në egazminimin e makinës për të parë nëse ajo funksiononte në rregull.
Vdekja
Kosta Trebicka, njeriu që denoncoi blerjen e dyshimtë të municioneve të vjetra kineze nga Shqipëria prej një kompanie amerikane për llogari të Pentagonit, u gjet i vdekur tre ditë më pa në rrethana të paqarta në një fshat të thellë të Korçës. Burime nga policia thanë se Trebicka mendohet të ketë vdekur, në një aksident, por zyrtarisht ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha se priteshin ekspertët për të njoftuar rrethanat e çështjes. Trupi i pajetë i Trebickës është gjetur nga një punonjës i rrugës, i cili ka njoftuar banorët e zonës dhe këta të fundit policinë. Një grup special hetimor me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit është dërguar nga Tirana, ndërsa pjesë e tij është edhe Sokol Stojani, një nga prokurorët e hetimit të ngjarjes së Gërdecit dhe asaj të tregtisë së armëve, me shpresë për të zbardhur sa më parë ngjarjen.
Kush ishte Kosta Trebicka?
Kosta Trebicka, 40-vjeçari nga Korça, që kishte emigruar prej disa vitesh në SHBA, ndërsa ai jetonte kryesisht në Tiranë ku dhe ishte president i një firme private për paketim, u bë një personazh i njohur në Shqipëri kur publikisht do të denonconte në mediat shqiptare të dyshuarën si aferë korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Trebicka zbardhi para kamerave skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë. Sipas tij, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator një person të njohur me emrin Henrich Thomet kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diveroli që u ankua te ai dhe kërkoi ndërmjetësimin e tij te autoritetet shqiptare për të ndryshuar gjendjen. Pas këtij momenti, sipas deponimeve të vetë Trebickës, ai është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia sipas tij, bëhej edhe më e vështirë kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një person tjetër. Për të gjitha këto, Trebicka do të merrej në pyetje nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit dhe personit që ka dijeni për çështjen.
Meta: Largimi i Berishës, rruga për zbardhjen e Gërdecit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkoi dje largimin e kryeministrit Berisha si e vetmja rrugë që do të zbardhë ngjarjen e Gërdecit. Meta vlerësoi se vdekja e papritur e biznesmenit Kosta Trebicka i dha një goditje shumë të rëndë procesit më të rëndësishëm gjyqësor në këtë vend, atij të Gërdecit. “Hedhja e dritës mbi Gërdec, ka kohë që pengohet nga forcat e errësirës, nga ato forca që janë të zhytura deri në fyt në kraterin e zi të korrupsionit, nga ato forca të errësirës që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore për jetët e shkrira në Gërdec, dhe si rrjedhim nuk ndjejnë asgjë lloj përgjegjësie për të dhënë drejtësi”, tha Meta.
Përfaqësues të politikës, ngushëllime në familjen Trebicka
Përfaqësues të politikës kanë vizituar familjen e biznesmenit shqiptaro amerikan që humbi jetën tre ditë më parë, Kosta Trebicka. Ka qenë kryetari i selisë rozë Edi Rama, i pari përfaqësues i politikës që qëndroi për disa minuta pranë familjes Trebicka. Ai ngushëlloi bashkëshorten dhe të afërmit duke premtuar se opozita do të kërkojë hetime të detajuar lidhur me vdekjen e të ndjerit. Më pas, në shtëpinë e familjes Trebicka në Sauk ka mbërritur edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili pak para vizitës nuk ka nguruar të akuzojë kryeministrin Berisha se nuk arrin të mbrojë dëshmitarët për çështje kaq të rëndësishme siç është ajo e Gërdecit.
Nishani premton zbardhje të hollësishme të ngjarjes
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi dje gjatë vizitës së ngushëllimit në shtëpinë ku u zhvillua ceremonia mortore e Kosta Trebickës se misteri i vdekjes së tij do të zbardhej. Nishani ishte për ngushëllim në familjen Trebicka, në Sauk të kryeqytetit vetëm një orë para se të fillonte edhe përcjellja e Trebickës për në banesën e fundit.
I pyetur nga gazetarët, në momentin kur po dilte nga banesa e të ndjerit Nishani tha: “Po zhvillohet një proces i tërësishëm, i zgjeruar dhe i hollësishëm mbi ccdo detaj, mbi ccdo fakt dhe ccdo veprim.” Më tej Ministri i Brendshëm shtoi se një grup specialistësh po merrej me hetimin e shkaqeve të vdekjes. “Ekipi është i përbërë nga specialistë më të mirë dhe drejtohet nga prokurorë të rrethit gjyqësor të Korccës”, u shpreh Nishani.
Më tej Nishani shtoi se në hetim janë përfshirë edhe ekspertë amerikanë, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ministri i Brendshëm theksoi se bashkëpunimi mes institucionit që ai drejtoi dhe Prokurorisë së Përgjithshme është shumë i mirë.