Pranga hajdutëve shëtitës, në 3 ditë - 11 vjedhje
Operacioni policor i koduar “Shëtitësit” vuri në pranga mëngjesin e djeshëm dy hajdutë banesash, që nuk kishin kursyer as objekte fetare. Ata kishin arritur që vetëm brenda një dite, më 11 shtator, të realizonin shtatë vjedhje. Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të ditur se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për autorët e disa vjedhjeve të banesave të ndodhura në rrethin e Gjirokastrës, organizoi punën për identifikimin e tyre, duke përgatitur planin operacional të koduar “Shëtitësit”, me qëllim goditjen e këtij grupi kriminal. Shpëtim Çiku, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, Tiranë dhe Petrit Aruçi, 21 vjeç, lindur dhe banues edhe ai në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestuan pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një numër objektesh.
Seria e vjedhjeve
Kështu, është provuar nga hetimet e policisë se tri ditë më parë, më 11 shtator, “çifti” hajdut ka vjedhur me thyerje në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër, banesën e Jani Gerli, ku kanë marrë sende me vlerë dhe 8.000 lekë të reja. Po në këtë ditë, ata kanë vjedhur me thyerje në fshatin Vllahogoranxi, të rrethit Gjirokastër, dyqanin e Petro Gerli, ku kanë marrë mallra ushqimorë dhe 7.000 lekë të reja. Menjëherë më pas i janë sulur banesës së Janulla Papa, në fshatin Vllahogoranxi, ku kanë vjedhur sende shtëpiake me një vlerë 23.000 lekë të reja. Pak minuta më vonë, sërish në mes të ditës, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Kosta Papa, ku kanë marrë sende shtëpiake me vlerë 25.000 lekë të reja. Në serinë e vjedhjes brenda së njëjtës ditë, dy të dyshuarit kanë vjedhur me thyerje kishën në fshatin Vllahogoranxi, ku kanë marrë një shumë prej 3.000 lekësh në arkën e kësaj kishe dhe dy kryqe të vegjël prej bakri. Nuk janë mjaftuar, por po në Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër kanë thyer derën e kabinës elektrike të këtij fshati dhe e kanë mbyllur “aksionin”, duke tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Terihat të rrethit Gjirokastër.
Zbulime të tjera
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër arriti të zbulonte dhe të dokumentonte edhe disa vjedhje të tjera të kryera nga këta të dyshuar, në rrethin e Delvinës. Vetëm gjatë mëngjesit të dy ditëve më parë, dy të rinjtë nga Kamza kanë vjedhur me thyerje banesën e Selam Selimit në Bistricë të rrethit Delvinë, ku kanë marrë sende shtëpiake me vlerë 40.000 lekë të reja. Pak minuta më pas, po në këtë fshat, kanë vjedhur me thyerje banesën e Liljana Korini, ku kanë vjedhur sende shtëpiake me vlerë 34.000 lekë të vjetra. Disa orë më vonë, në fshatin Krane të rrethit Delvinë ata kanë vjedhur me thyerje dyqanin e Vasil Gjatit, ku kanë marrë materiale elektrike me një vlerë 60.000 lekë të reja. Në të njëjtin fshat, pak minuta më vonë, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e Grigor Dait, ku kanë marrë materiale mekanike dhe elektrike me një vlerë 77.000 lekë të reja.
Arrestimi
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, dy djemtë e rinj, mjeshtër të vjedhjeve në seri, po qarkullonin me automjetin tip “Benz” me targa TR 8016 F, në pronësi të Petrit Aruçit, ku të gjitha sendet e vjedhura gjendeshin aty. Policia që kishte nën survejim të dyshuarit, ushtroi një kontroll në bagazhin e këtij automjeti kur ata gjendeshin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Pas sekuestrimit të provave materiale, policia tha se dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.
1. Në datën 11.09.2008 kanë vjedhur me thyerje në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër banesën e shtetasit Jani Gerli, ku kanë marrë sende me vlerë dhe 8.000 lekë të reja.
2. Në datën 11.09.2008 kanë vjedhur me thyerje në fshatin Vllahogoranxi, të rrethit Gjirokastër, dyqanin e shtetasit Petro Gerli, ku kanë marrë mallra ushqimore dhe 7.000 lekë të reja.
3. Në datën 11.09.2008 kanë vjedhur me thyerje kishën në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër, ku kanë marrë një shumë prej 3.000 lekësh në arkën e kësaj kishe dhe 2 kryqe të vegjël prej bakri.
4. Në datën 11.09.2008 kanë vjedhur me thyerje në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër banesën e shtetases Janulla Papa, ku kanë vjedhur sende shtëpiake me një vlerë 23.000 lekë të reja.
5. Në datën 11.09.2008, në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër, kanë thyer derën e kabinës elektrike të këtij fshati.
6. Në datën 11.09.2008, në fshatin Vllahogoranxi të rrethit Gjirokastër kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Kosta Papa, ku kanë marrë sende shtëpiake me vlerë 25.000 lekë të reja.
7. Në datën 11.09.2008, kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Terihat të rrethit Gjirokastër.
8. Në datën 13.09.2008, gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Bistricë të rrethit Delvinë kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Selam Selimi, ku kanë marrë sende shtëpiake me vlerë 40.000 lekë të reja.
9. Në datën 13.09.2008, gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Bistricë të rrethit Delvinë kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Liljana Korini, ku kanë vjedhur sende shtëpiake me vlerë 34.000 lekë të vjetra.
10. Në datën 13.09.2008, në fshatin Krane të rrethit Delvinë kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit Vasil Gjati, ku kanë marrë materiale elektrike me një vlerë 60.000 lekë të reja.
11. Në fshatin Krane të rrethit Delvinë kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit Grigor Dai, ku kanë marrë materiale mekanike dhe elektrike me një vlerë 77.000 lekë të reja.