Zvicër; Kapen me heroinë, arrestohen dy shqiptarë në Zyrih
Policia zvicerane arrestoi dy të rinj shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Zyrih të Zvicrës. Sipas njoftimit të policisë zvicerane, bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 19 dhe 24 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Në banesën e tyre u gjetën dy kilogramë heroinë dhe një shumë e konsiderueshme të hollash. “Gjatë ndërhyrjes së policisë në katin e tretë të banesës ku ndodheshin shqiptarët, njëri nga të kërkuarit ka tentuar të largohej duke kërcyer nga dritarja, por menjëherë është arrestuar nga policia. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar në spitalin më të afërt të qytetit”, - thuhet në njoftimin e policisë zvicerane. Dy të rinjtë po qëndronin ilegalisht në Zvicër.