E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Pretendimet e PS-së, të sajuara

 

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga ana e opozitës, duke i cilësuar si të sajuara. “Të gjitha pretendimet për një rrezik të sajuar nga ana e opozitës në lidhje me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike është tërësisht një spekulim politik dhe pjesë e një loje politike”, deklaroi Nishani. Ministri shtoi se procesi po ecën normalisht sipas parashikimeve. “Janë mbi 512.00 qytetarë shqiptarë, pavarësisht tentativave të opozitës për të dekujaruar këtë proces ata kanë aplikuar. Janë mbi 400 mijë karta tashmë të printuara dhe të shpërndara në zyrat e aplikimit. Informacioni i datës 12 prill është, duke pasur parasysh shtrirjen aktuale deri në fund të muajit maj, e mundur të pajisen 1.56 milionë qytetarë shqiptarë me letërnjoftimet elektronike”, deklaroi Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›