E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat vendore me procedurë të përshpejtuar

 

Kryeministri Berisha i ka kërkuar dje kryetares së kuvendit të kalojë me procedurë të përshpejtuar ligjin për taksat vendore. Në një njoftim për shtyp zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani tha dje se “për arsye se në drejtim të Kryeministrit kanë ardhur kërkesa të shumta nga përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kërkojnë hyrjen sa më shpejtë në fuqi të ligjit që mbron biznesin e vogël nga tatimet abuzive, të cilat e rëndojnë atë, Kryeministri Berisha ka komunikuar me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Znj. Jozefina Topalli dhe i ka kërkuar asaj që të bëjë çdo përpjekje në mënyrë që ligji, i cili mbron biznesin e vogël nga tatimet abuzive, të miratohet sa më shpejt”. Qeveria miratoi një ditë më parë ligjin për kufizimin deri në 10% të taksës për biznesin e vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›