E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Projektligji për Policinë Gjyqësore s’përjashton prokurorinë nga hetimet

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, shpjegoi dje se rregullimet dhe ndryshimet që i janë bërë ligjit për Policinë Gjyqësore nuk cenojnë aspak kompetencat e prokurorisë, të cilat siç shpjegoi ai, janë të garantuara në Kushtetutë. Nishani ka mohuar zërat se ligji i ri prekte kompetencat e prokurorit, duke u shprehur që në këtë projektligj, prokuroria ka të drejtë të hetojë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar. “Ndërhyrjet nuk mund të prekin të drejtën e hetimit që Kushtetuta ia jep organit të Prokurorisë, pasi një ndërhyrje e tillë do të thotë ndryshim në Kushtetutë”, - deklaroi ai. Sipas ministrit të Drejtësisë, baza mbi të cilën po punohet është një udhëzim i përbashkët i firmosur para dy vjetësh nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme. Projektligji i ri synon të përmirësojë dhe të bëjë më efektive Policinë Gjyqësore, duke përmirësuar në të njëjtën kohë edhe punën që bëhet në luftë kundër krimit. Gjithashtu, projektligji do të rregullojë problemet që ka hasur në punën e tij ky institucion, që për momentin vepron si hallkë ndërlidhëse mes prokurorisë dhe policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›