E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani jep garanci, por jo afat për kartat e identitetit

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, raportoi ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar për NATO-n, ku siguroi deputetët e pranishëm se kartat e identitetit do të jenë gati në vitin 2009. Sipas ministrit të Brendshëm, gjatë vitit 2009, vit ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme, ka për t’u votuar me karta identiteti si dhe do të përdoret një regjistër korrekt dhe elektronik. Gjithsesi, Nisha nuk dha një afat se kur pritet që e gjithë kjo procedurë të përfundojë. Ai bëri të ditur se në fund të këtij muaji do të hapen edhe procedurat e tenderimit për Kartat e Identitetit dhe deri tani janë me dhjetëra kompani të huaja që kanë blerë dokumentacionin për tenderin. Kartat e identitetit do të jepen në formë koncesionare nga shteti shqiptar.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›