E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani merr mbështetjen e Brukselit për reformën në Drejtësi

12-01-2011 / Gazeta 55

Ministri Nishani takon në Bruksel zv/presidenten e Komisionit Evropian, znj. Viviane Reding: Strategjia e Drejtësisë, plani i veprimit gati për miratim


Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani u prit sot në Bruksel në selinë e Komisionit Europian nga zv/presidentja e Komisionit Europian dhe Komisionere për Drejtësinë, znj. Viviane Reding. Në këtë takim ministri Nishani prezantoi hapat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë mbi punën e bërë për të plotësimin e rekomandimeve të Komisioni Europian. “Tashme këto rekomandime janë kthyer në objektiva pune për të gjitha institucionet shqiptare dhe ato të sistemit të Drejtësisë dhe shprehem optimist për realizimin e tyre sepse qeveria Berisha ka vullnetin politik për bashkëpunim si mes aktorëve politik ashtu edhe ato profesional për të bërë të mundur arritjen e standardeve evropiane në sistemin e Drejtësisë”- tha në fjalën e tij ministri Nishani. Më tej z.Nishani prezantoi punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë në hartimin e Strategjisë së Reformës në Drejtësi dhe planin e veprimit të kësaj strategjie për procesin e draftimit të së cilës është punuar gjatë gjithë vitit 2010 dhe që mbledh kontributin e të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë. Ministri preku parimet kryesore mbi të cilat është ndërtuar kjo strategji parime të tilla si pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor; përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në Drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së gjithë veprimtarisë së sistemit të Drejtësisë. Në takim ministri u ndal edhe mbi objektivat tashmë të realizuar si ngritja dhe funksionimi me sukses i shërbimit të provës, shërbimi përmbarimor privat, përmirësimi i çështjeve esenciale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për qytetarët që vuajnë në burgjet shqiptare. “Këto arritje na inkurajojnë që të mbështesim ngritjen brenda vitit 2011-ë të disa shërbimeve të tjera në funksion të qytetarëve, si ai Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, shërbimi i ndërmjetësimit dhe zhvillimi i proceseve të arbitrazhit, shtrirja e shërbimit të provës në të gjitha vendet. E rëndësishme mbetet përafrimi dhe orientimi politik i reformës me dokumentin ‘aqius communataire’”- theksoi në fjalën e tij Nishani. Nga ana e saj, zv/presindentja e Komisionit Europian dhe Komisionerja për Drejtësisë, znj. Reding shprehu mbështetjen e Komisionit dhe vazhdimin e asistencës për sistemin e drejtësisë në modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës që nga ndërtimi i godinave të gjyqësorit, burgjeve dhe mbështetjen me asistencë ligjore. Gjatë vizitës së tij një ditore ministri Nishani u prit dhe mori mbështetjen për realizimin e këtyre objektivave edhe në takimin që pati me zv/drejtorin e Përgjithshëm të DG Enlargement të Komisionit Europian, z. Stefano Sanino dhe Drejtoren e Përgjithshme të DG Just të Komisionit Europian, znj. Francoise La Bail.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›