E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, nga kryetar i kutive në kryetar të çimkave

12-01-2011 / Gazeta 55

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Çimka dhe kryeçimka, këto janë nofkat që nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i vë ish ministrit Dritan Prifti dhe kreut të selisë rozë, Edi Rama. Duke i akuzuar të dy për një moral të ulet në publikimin e videos, në një konferencë të posaçme për shtyp Vasili tha se LSI mbështet vendimin e Metës për heqjen dorë nga imuniteti. “LSI ka ndjekur me përbuzje shefin e alternativa se çimkave që foli në lëngatën e tij të radhës përpara mediave. Ky kryeçimkë sigurisht i vendosur në një pozicion më pak se qesharak përdori këtë radhë çimkën më të gabuar për të argumentuar dalldisjen e tij mediatike. Këtë çimkë ky kryetar i çimkave e akuzoi për javë të tëra këtë çimkë si të kryekorruptuarin e vendit, si simbolin e çdo pune të pisët në këtë vend, si turpin shtetëror më të madh, dhe i kërkoi mijëra herë dorëheqjen dhe shkarkimin. Çimka nga ana e tij me dorë në zemër u përbetua se e kishte parë me sytë e tij këtë që merrte 3000 euro kokainë pa fund e këtej ia kishte thënë vetë atij e terë dynjasë dhe se edhe ky kryetar ishte edhe ai më i degraduari në këtë vend, më i korruptuari dhe autori i punëve më të pista. Por sot të gjithë dëgjuan më në fund që këto dy çimka i gjati dhe i shkurtri ishin bashkë se ishin tallur me shqiptarët sa kishin dashur se nuk kruhej barku hiç për korrupsionin dhe paratë e shqiptarëve por vetëm kishin hallin e rrëmbimit të pushtetit me çimka për të shqyer paratë e shqiptarëve. Këto çimka tentuan muaj të tërë që me presion të arrinin një marrëveshje me shantazh çimkash me kryetarin e LSI z.Meta dhe kur humben të gjithë shpresat vollën të pegerën e fundit atë përgjim të neveritshëm dhe të manipuluar, të pranuar dhe vetë nga çimka autor që dje u përbuz nga të gjithë shqiptarët. Kryetari i Partisë Socialiste si përfaqësues, frymëzues dhe mbështetës i standardit të pështirë të përgjimeve e çimkave është sot përfaqësues i antimoralit që shqiptaret e kanë refuzuar e përbuzur pa asnjë mëdyshje. LSI përshëndet dhe mbështet plotësisht vendimin e z.Meta për heqjen dorë nga imuniteti dhe besimin të Drejtësia që ai demostroi dhe i fton edhe çimkat, të gjatin dhe të shkurtrin të bëjnë të njëjtën gjë e të lënë përrallat pa zë që u treguan dje shqiptarëve duke u përkthyer gjuhën e tyre amtare në gjuhë çimkash”- u shpreh zyrtari i lartë i LSI-së, njëherazi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ai shtoi mëtej se, LSI shpreh bindjen e saj të palëkundur se Drejtësia nuk do të vonojë të thotë fjalën e saj dhe për të çmontuar ligjërisht shantazhin e çimkave duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e saj për mbrojtjen e qytetarëve nga krimi i organizuar. “LSI dhe Ilir Meta nuk do të tërhiqen për asnjë çast nga lufta e tyre parimore ndaj krimit të organizuar  sepse kjo është një luftë peë mbrojtjen e shtetit ligjor, mbrojtjes së qytetarëve nga shantazhet dhe krimi, mbrojtjes se të ardhmes së vendit dhe sigurisë së tij si dhe asgjësimin e tentativave për marrjen e pushtetit me peng marrje çimkash. Standardi i ri i  kryetarit të Partisë Socialiste është tashmë nga shndërrimi nga kryetari i kutive në kryetarin e çimkave. Sot të gjithë socialistët e ndershëm dhe me moral e kanë të qartë tashmë cila është lufta parimore e Ilir Metës për të mirën e vendit dhe papajtueshmërinë e tij me moralin e çimkave që përfaqëson kryeçimka e Partisë Socialiste”- deklaroi Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas nënkryetarit të LSI, tashmë  janë vetë shqiptarët ata që panë luftën parimore të Metës sikundër tha ai për të mirën e vendit dhe papajtueshmërinë e tij me moralin e çimkave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›