E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani në konferencë: “U hodh hapi i parë për kartat e identitetit”

Tiranë – Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka publikuar dje para mediave fillimin e procedurave të tenderimit për kartat e identitetit. Sipas ministrit, një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë “Berisha”, prodhimi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike ka nisur në kohë. “Kemi marrë në zbatim të këtij projekti 7 oferta, ku secila ofertë përmbledh disa kompani. Të gjitha kompani të mëdha, kompani me eksperiencë ndërkombëtare, kompani VIP. Kemi marrë ofertë nga Bundesdruckerei nga Gjermania, së bashku me kompaninë austriake S&T dhe me kompaninë MOTOROLA nga SHBA. Një tjetër ofertë është ajo e kompanisë INDRA e Spanjës, e cila është paraqitur në këtë ofertë së bashku me kompaninë DATA CARD nga SHBA, SUN MICROSYSTEM dhe IBM. Oferta e tretë ka ardhur nga OBERTHUR e Francës, e cila është së bashku me AKD të Kroacisë. Kemi marrë një të katërt nga kompania SAGEM e Francës, së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet. Një ofertë e pestë vjen nga Consorzio R.I.E, një kompani italiane, e cila vjen së bashku me kompanitë e tjera po italiane IDOM 2000, CSI Piemonte dhe SELEX. Kemi marrë gjithashtu një ofertë nga një kompani belge ZETES, e cila po ashtu vjen së bashku me një kompani shumë të madhe dhe me shumë eksperiencë, e cila vjen nga Holanda, e quajtur GEMALTO. Kemi dhe një ofertë të shtatë nga kompania shtetërore NADRA nga Pakistani, e cila paraqet një ofertë e vetme”, -tha ministri. Sipas tij ky është hapi i parë shumë i rëndësishëm.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›