E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani takim me zv.Kryeministrin e Kuvajtit



TIRANE – Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, priti dje në një takim homologun e tij të Kuvajtit, Rashid Abdulmohsen Al Hammad, njëkohësisht zv.Kryeministër i këtij vendi. Në takim ministri Nishani, theksoi për homologun e tij kuvajtian ligjin “për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, ligj i miratuar pak muaj më parë nga Parlamenti Shqiptar. “Me anë të këtij ligji rregullohet dhe nxitet më tej bashkëpunimi juridiskional me vendet e ndryshme të botës, lehtësohet bashkëpunimi mes gjykatave të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera, lehtësohet shkëmbimi i dokumenteve gjyqësore si dhe realizohet më shpejt përcjellja e letërporosive”, tha ministri Nishani në fjalën e tij. Gjithashtu ministri njoftoi zv. Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit për hapat e marrë nga dikasteri i drejtuar prej tij në fushën e përmirësimit të legjislacionit për investimet e huaja në vend. Nga ana e tij, Al Hammad garantoi gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Gjyqësorit nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›