E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin aplikimet për lotarinë amerikane, dokumentet e nevojshme



Edhe kësaj radhe do të ketë lotari për të punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit, tri ditë më parë ka njoftuar zyrtarisht fillimin e procesit të aplikimit që nga data 2 tetor deri më 30 nëntor të këtij viti. Rreth 50 mijë persona nga shtete të ndryshme të botës do të pranohen edhe për vitin 2011 në Amerikë. Çdokush mund të plotësojë formularin, i cili nuk ndryshon në rregullat e përcaktuara nga vitet e kaluara. Në Shqipëri kjo lotari është shumë e përhapur, ku çdo vit ka pasur një numër të lartë pranimesh, duke e renditur vendin tonë ndër 4 shtetet me numrin më të lartë të përfituesve. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2009 kanë fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA 2 894 persona.

Procesi

“Regjistrimet për aplikimin e Lotarisë Amerikane DV-2011 filluan në orën më datën 2 tetor 2009 dhe 30 nëntor 2009”, - thuhet në faqen zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit. Për të bërë kërkesën e aplikimit gjithçka është e detajuar në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov, ku do të plotësohen formularët deri në afatin e përcaktuar. Pasi përfundon procesi, vjen përgjigjja pozitive ose negative për të kaluar në fazën tjetër të aplikimit.

Nuk ka pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit të lotarisë amerikane. Edhe këtë vit nuk ka shumë ndryshime në listën e vendeve të përfshira në lotarinë amerikane 2009. Edhe kësaj radhe pranohen aplikime edhe nga Kosova. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten ndër më të preferuarit në kontinentin evropian. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2009 janë pranuar aplikimet e 2894 shtetasve shqiptarë, duke u renditur kështu të tretët në Evropë pas Ukrainës dhe Uzbekistanit.

Aplikimi

Formularët e aplikimit për DV-2011 pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet internetit elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Lejohet vetëm një aplikim për çdo aplikant. Në qoftë se dallohen dy ose më shumë aplikime, do të skualifikoheni automatikisht. Mbas regjistrimit të suksesshëm të aplikimit, ju do të lexoni në ekran emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendbanimin dhe datën e regjistrimit të aplikimit të cilën mund ta stamponi (print) dhe ta keni për rekordet tuaja.

Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, e-mail, faks etj.) nuk pranohen as këtë vit. Regjistrimi juaj do të skualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Ajo duhet të jetë fotografi e kohëve të fundit. Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital. Në tabelë janë 16 kërkesat për informacion që duhen për të bërë aplikimin.

Programi i lotarisë amerikane, i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret sipas kushteve të Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK).

Informacioni i kërkuar për aplikim

1. Emri i plotë - Mbiemri, Emri, Emri i babait

2. Data e lindjes - dita muaji, viti

3. Seksi - mashkull ose femër

4. Qyteti ku keni lindur

5. Vendi ku keni lindur - emri i vendit ku bëhet aplikimi nëse jeni jashtë

6. Nëse ju keni lindur në një vend që nuk është përfshirë në listën e aplikimit ka udhëzime të tjera.

7. Fotografia, e cila ka udhëzimet

8. Adresa e shtëpisë: Adresa 1, Adresa 2, qyteti, krahina, shteti, kodi postar, zip kodi dhe vendi

9. Vendi ku ju jetoni sot

10. Numri i telefonit

11. Adresa e e-mail-it

12. Niveli i edukimit që keni mbaruar në vendin tuaj

13. Statusi martesor - beqar, i martuar, i divorcuar, i/e ve, legalisht i ndarë

14. Numri i fëmijëve - Aplikimi duhet të përfshijë emrat, datat vendin e lindjes, të dhënat kur janë të birësuar për të cilat kërkohen të dhëna të tjera.

15. Informacion për bashkëshortin/en - emri, data e lindjes, seksi, qyteti dhe vendi i lindjes, fotografia

16. Informacion për fëmijët - emri, data e lindjes, seksi, qyteti i lindjes, shteti i lindjes dhe fotografitë

Mjekësi

Tre mjekë amerikanë marrin çmimin “Nobel”

Mjekët amerikanë Elizabeth H. Blackburn, Carol Greider dhe Jack W. Szostak morën çmimin "Nobel" në mjekësi, për kërkimet mbi kromozomet. Tre shkencëtarët amerikanë u shpërblyen për punën e tyre shumë të mirë në këtë fushë. Ndarja e çmimeve "Nobel" ka filluar në Stokholm dhe seria e dhënies së tyre përfundon në 12 tetor, me atë të ekonomisë. Çdo çmim "Nobel" ka vlerë prej 1.4 milionë dollarësh.

Lista e shkencëtarëve që kanë marrë çmimin “Nobel” në mjekësi vitet e fundit:

2009: Elizabeth Blackburn, Carol Greider e Jack Szostak (SHBA)

2008: Harald zur Hausen (Gjermani) Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier (Francë)

2007: Mario Capecchi (SHBA), Oliver Smithies (SHBA) e Martin Evans (Britani e Madhe) 2006: Andrew Z. Fire (SHBA) dhe Craig C. Mello (SHBA)

2005: Barry J. Marshall (Australi) dhe J. Robin Warren (Australi)

2004: Richard Axel (SHBA) dhe Linda B. Buck (SHBA)

2003: Paul C. Lauterbur (SHBA) e Peter Mansfield (Britani e Madhe)

2002: Sydney Brenner (Britani e Madhe), John E. Sulston (Britani e Madhe) e H. Robert Horvitz (SHBA)

2001: Leland H. Hartwell (SHBA), R. Timothy Hunt (SHBA) e Paul M. Nurse (Britani e Madhe)

2000: Arvid Carlsson (Zvicer), Paul Greengard (SHBA) e Eric Kandel (SHBA)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›