Nisin hetimet për gomonen që u gjet në Kroaci, dyshime për trafik
Autoritetet kroate gjejnë mjetin lundrues ku u mbytën shqiptarët. Dyshohet se tre vlonjatët nuk merreshin me peshkim
KROACI - Gjendet në ujërat kroate gomonia me të cilën tre shqiptarët u nisën nga Vlora e që rezultonte e zhdukur që prej së dielës. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e mistereve, pasi ka dyshime se protagonistët e kësaj ngjarjeje merreshin me trafik. Mjeti lundrues është gjetur gjatë patrullimit të forcave detare kroate, të angazhuara në operacionin e kërkimit të personit të tretë që ende nuk po gjendet. Kërkimet për gjetjen e vëllait tjetër të familjes Golaj, sipas burimeve nga Kapiteneria e Porteve, janë përqendruar në afërsi të ishullit Mlijet, zonë ku u gjet i gjallë Romeo Pulizio, i cili u vetidentifikua. Pak orë më pas u gjet trupi i pajetë i njërit prej vëllezërve Golaj. Ai nuk u identifikua, ndërkohë që në familje janë hapur dyert për mort. Familjarët kanë kërkuar gjetjen sa më shpejt të vëllait tjetër, duke shtuar se pas kësaj presin me urgjencë mbërritjen e trupit të gjetur. Në operacionin për kërkimin e vëllait tjetër janë angazhuar mjete lundruese kroate dhe ndërkohë po kontrollohet përgjatë brigjeve.
Hetimet
Autoritetet policore shqiptare, si dhe organi i akuzës, po merren me rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike. Nuk konfirmohet zyrtarisht fakti nëse Romeo Puliso dhe dy vëllezërit Golaj merreshin me aktivitetin e peshkimit. Burime jozyrtare konfirmojnë se po hetohet pista e trafikut klandestin ose e cigareve. Po ashtu, dyshohet se nuk është Vlora por një port tjetër, si pikënisje për personat që përfunduan në Kroaci. Gjithsesi, dëshmia e të mbijetuarit të vetëm të tragjedisë do të zbardhë një pjesë të misterit.
Kërkimet
Dy ditë më parë, pas mesditës, është gjendur në brigjet e Kroacisë trupi i pajetë i njërit prej tre personave që ishin në gomonen e humbur. Burime zyrtare nga policia kufitare shqiptare bëjnë të ditur se rreth orës 14.00 të ditës së enjte forcat e shpëtimit kanë gjetur në tokë, në ishullin Mljet të Kroacisë, trupin e pajetë të një burri që më pas u vërtetua se ishte pikërisht i humburi nga Vlora. Gomonia me tre shtetas nga Vlora, që mendohet se kishin dalë në det për peshkim, humbi ditën e martë, pasi u mor nga erërat e forta detare. Njëri nga personat, Romeo Puliso, dha alarmin se gomonia po mbytej. Pas kësaj, u vunë në lëvizje forcat e policisë detare shqiptare, malazeze dhe kroate. Vetëm dje, pas tri ditë kërkimesh, u konstatua se shtetasi Romeo Puliso arriti të dalë i gjallë në breg. Pak orë më vonë u gjet i mbytur shoku i tij. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për personin e tretë të humbur. Personi që u gjet i vdekur dhe ai që aktualisht deklarohet i humbur janë vëllezër. Kur ka marrë veten, Romeo Puliso ka bërë të ditur për policinë se gomonia është përmbytur nga dallgët. Sipas deklaratës së tij konfirmohet prania e tre personave në gomone. Puliso ka thënë se pas përmbytjes, të tre peshkatarët kanë rënë në det të hapur. Kërkimet po vazhdojnë pikërisht në Dubrovnik, në ishullin Mljet të Kroacisë, për gjetjen e personit tjetër të humbur. Policia ka thirrur familjarët dhe po bëhet identifikimi i trupit të pajetë për të mësuar se viktima është Niko apo Sotir Golaj.
Gjendet i vdekur në dëborë, ishte zhdukur që më 3 janar
DIBËR – 20 ditë pas zhdukjes, është gjetur i vdekur 34-vjeçari nga fshati Reç i Dibrës, i cili ishte denoncuar i humbur nga familja e tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Dibrës bëjnë të ditur se trupi i shtetasit Hysen Leka është zbuluar pasi është shkrirë bora në vendin ku ndodhej. Leka, lindur dhe banues në fshatin Reç të Rrethit të Dibrës, ishte nisur që në fillim të muajit janar për të hequr një dhëmballë te një dentist në klinikën e një fshati aty pranë. Por që me datën 3 janar ai nuk është kthyer më në shtëpinë e tij. Gjatë mëngjesit të së premtes është gjetur trupi i pajetë i tij për shkak të përmirësimit të kohës dhe shkrirjes së dëborës. Reshjet e dëborës u dendësuan gjatë ditëve të para të janarit duke arritur mbi 1 metër trashësi. Kanë qenë të afërmit e 34-vjeçarit nga fshati Zall-Reç që kanë njoftuar në polici.
24 Janar 2009