Nisin incidentet, frikë për manipulime
Përmbysen "exit poll"-et, PS fiton terren
Numërohen 2597 nga 4753 kuti votimi. PD 69 mandate, por PS dhe LSI 71
Partia Socialiste ka përmbysur parashikimet e "exit poll"-eve, duke dëshmuar qëndrueshmëri në mbështetjen e saj në elektorat. Në 2597 qendra votimi të numëruara nga 4753 në total rezulton se Partia Socialiste si subjekt politik, në rang kombëtar ka 41.08% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka 39.65%. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 4.83% të votave në rang kombëtar, Partia Republikane ka 2.27%, Partia Socialdemokrate 2.02%. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka siguruar 1.32% të votave, lëvizja G99 ka marrë 0.98%, Partia Demokristiane ka marrë 0.78%, PDI ka siguruar 0.75%. Sakaq, Partia Lëvizja e Legalitetit ka marrë 0.74%, Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 0.71%. Në rang koalicionesh, grupimi "Aleanca e Ndryshimit", që kryesohet nga Partia Demokratike, ka marrë 46.2% të votave, grupimi "Bashkimi për Ndryshim", i cili kryesohet nga Partia Socialiste, është 46.09%, grupimi "Aleanca Socialiste për Integrim", që kryesohet nga LSI, ka marrë në rang kombëtar 5.53%. Grupimi "Poli i Lirisë" ka marrë 1.72% të votave kombëtare. Përkthyer në mandate deputetësh, Partia Demokratike merr 67 mandate, Partia Socialiste 67 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 3 mandate, Partia Bashkimi për Drejtat e Njeriut 1 mandat, Partia për Drejtësi dhe Integrim 1 mandat dhe Partia Republikane 1 mandat. Grupimi i deputetëve në rang koalicionesh shkon: koalicioni i PD-së, "Aleanca e Ndryshimit", merr 69 mandate deputetësh, koalicioni i PS-së, "Bashkimi për Ndryshim", merr 68 mandate deputetësh dhe koalicioni i LSI-së, "Aleanca Socialiste për Integrim", shkon 3 mandate. Sipas kësaj ndarjeje, në Berat socialistët marrin 5 mandate, demokratët 2 dhe LSI 1 mandat. Në Gjirokastër, socialistët marrin 3 mandate, demokratët 2 të tillë. Në Qarkun e Vlorës, socialistët marrin 6 mandate, demokratët 4, PBDNJ 1 mandat dhe PDI 1 tjetër. Në Qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate dhe PD merr po kaq mandate deputetësh. Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste merr 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe LSI 1. Qarku i Elbasanit ndahet përgjysmë, PS merr 7 mandate dhe PD merr 7 mandate. Në Qarkun e Tiranës, PS merr 16 mandate, PD merr 15 mandate dhe PR 1 mandat. Në Qarkun e Durrësit, PS merr 5 mandate, PD merr 7 mandate dhe LSI 1. Në qarkun e Dibrës, PS merr 2 mandate, PD merr 4 të tillë. Në Qarkun e Lezhës, PS merr 3 mandate, PD 4 deputetë; në Qarkun e Kukësit, PS merr 1 mandat dhe PD ka 3 mandate, në Qarkun e Shkodrës, PS merr 4 mandate dhe PD 7 mandate.
"Policia të ruajë pozicionin për mbrojtjen e votës"
Rama: Numërimi, PD po
tenton të bllokojë procesin
Kryetari i PS-së, Edi Rama, në daljen e tij të parë publike mbrëmë në orën 21.30 minuta i ka kërkuar mazhorancës që të mos e bllokojë procesin e numërimit të votave. "Ne, tha Rama, jemi në dijeni të një plani për bllokime të qendrave të numërimit, për bllokime kutish, për nxjerrje të fletëve të pavlefshme, sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet po fillojnë të kthjellohen". Kreu socialist u shpreh se po e ndjekin me përpikmëri të gjithë procesin dhe se janë disa hapa para në rezultate. Kreu socialist e vlerësoi punën e të gjithë komisionerëve, që për orë të tëra janë pranë qendrave të numërimit të votave dhe po kryejnë një punë mjaft të rëndësishme. Gjithashtu, kryetari i PS-së, Rama, ka kërkuar nga policia që të ruajë pozicionin e saj për mbrojtjen e votës së lirë dhe të mos lejojnë që personazhe të ndryshme të veshur me pushtet të futen në qendrat e votimit duke bërë presion mbi komisionerët. Rama tha se nuk kishte vërejtje për punën e policisë në përgjithësi, por ata nuk duhet të bien pre e presionit të njerëzve të pushtetit. Kryetari i PS-së u shpreh se i ka kërkuar drejtorit të policisë angazhimin maksimal për ta kryer sa më mirë këtë punë, me qëllim që ta mbyllim këtë proces zgjedhor pa probleme. Rama inkurajoi të gjithë numëruesit në qendrat e numërimit që të jenë në lartësinë e duhur, sepse janë aty për të bërë që të lexohet një vendim historik i popullit shqiptar, për një ndryshim historik, i cili do të ndodhë dhe duhet të ndodhë në respekt të atyre standardeve të shqiptareve dhe shqiptarëve që e meritojnë. "Është e patolerueshme që në vitin 2009, në një vend europian politika që pretendon të jetë zëdhënësja e frymës europiane të bëhet nxitëse e atyre veprimeve që për fat të keq janë konstatuar jo vetëm në një rast gjatë ditës së djeshme", tha Rama. E.Gj.
Ekspertët
Formulat, si llogariten
mandatet e deputetëve
Kodi parashikon se janë dy metodat që llogarisin ndarjen e mandateve, metoda "D‘Hont" për ndarjen mes koalicioneve dhe metoda "Sainte Lague" për ndarjen e mandateve brenda një koalicioni. Pragu minimal që një koalicion të fitojë një mandat deputeti është 5 për qind, ndërsa për një parti që garon e vetme jashtë koalicionit është 3 për qind. Votat e një koalicioni apo partie që nuk e kalon këtë prag nuk merr asnjë mandat. Fillimisht
numërohen votat sipas partive brenda një koalicioni dhe shuma e tyre përbën votat e këtij koalicioni. Më pas llogaritet se cila është përqindja e çdo koalicioni që del nga llogaritja e numrit të votave që ka marrë me numrin e përgjithshëm të votave në atë qark. Kjo bëhet për të parë nëse koalicionet e kanë kaluar pragun minimal për të përfituar një mandat në atë qark. Votat e çdo koalicioni pjesëtohen me numra të njëpasnjëshëm, 1, 2, 3, 4... e kështu me radhë dhe pjesëtimi vazhdon për aq numra sa janë mandatet. Pasi ndërtohet kjo pasqyrë me herës, bëhet një renditje e tyre nga shifra më e madhe deri te më e vogla, duke ia vënë përbri koalicioneve që i takojnë. Pasi është bërë edhe ky veprim, plotësohet numri i mandateve të qarkut me herësit që kanë dalë nga pjesëtimi i numrit të votave që ka marrë çdo koalicion, deri në kufirin e mandateve që është përcaktuar nga KQZ-ja. Ndarja brenda koalicionit bëhet sipas formulës që realizon pjesëtimin e numrit të votave nga çdo subjekt brenda koalicionit me numra tek si: 1, 3, 5, 7, 9... deri në shpërndarjen e të gjitha mandateve që ky koalicion ka fituar. Në fakt është përcaktimi i kësaj metode që ka bërë që partitë e vogla të cilat janë pjesëtare e një koalicioni, të përfitojnë, pra votat e tyre të vlerësohen më shumë nëse ato do të ishin jashtë koalicionit.
Nata e dytë, frikë për manipulime
Incidentet shtohen me errësirën. Tensioni arrin maksimumin në zonat me rivalitet
Ashtu siç pritej, votimet e qeta të së dielës u pasuan nga një fazë e dytë e tensionuar dhe plot probleme. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, sipas Kodit Elektoral, duhet të shpallej dje në orën 17:00, por edhe pse provat ishin bërë dhe kjo konsiderohej e mundur, procesi u zvarrit aq sa nuk është e sigurt nëse do të kemi edhe sot një rezultat.
Nuk është e tepërt të thuhet se lufta për votën, në Shqipëri, bëhet pikërisht pasi votimi ka përfunduar. Ndërsa nata e parë pas zgjedhjeve kaloi me pak probleme, më shumë të karakterit teknik, rënia e mbrëmjes së të hënës e rriti tensionin në maksimum.
Kryetari i Partisë Socialiste doli në një konferencë për shtyp rreth orës 21:00, për të paralajmëruar një plan manipulimi që pala kundërshtare kishte përgatitur për ta vënë në zbatim gjatë natës. Menjëherë pas kësaj deklarate, nga e gjithë Shqipëria filloi të raportohej për tension në rritje.
Në një Qendër të Numërimit të Votave në Qytetin e Fierit, kryetari nxori numëruesit jashtë dhe qëndroi vetë brenda, bashkë me disa persona, që sipas dëshmitarëve janë aktivistë të forcave të djathta. Në Mirditë, anëtarët e një grupi numërimi arritën deri aty sa të rriheshin me njëri-tjetrin. Në Librazhd, rreth orës 23:00 procesi i numërimit të votave u ndërpre. Sipas Taulant Ballës së PS-së, bllokimi ka ardhur pas ndërhyrjes së kandidatit për deputet të PD—së, Lulëzim Basha, dhe militantëve të djathtë, të cilët kanë hyrë në ambientet e KZAZ-së, duke krijuar tensionim me komisionerët e majtë. Në të katër anët, zërat filluan të ngrihen.
Më herët, në një Qendër të Numërimit të Votave në Qytetin e Beratit pati një ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike. Ndërprerja nuk u konsiderua problematike nga asnjë nga palët në proces, pasi në Berat numërimi i votave ishte drejt fundit. Por kjo mjaftoi që në të gjithë vendin të jepet alarmi. Aktivistë të Partisë Socialiste nisën të merrnin masat për sigurimin e ndriçimit në Qendrat e Numërimit të Votave, për të qenë të përgatitur për çdo situatë.
Ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Durrësit, por kjo nuk preku asnjë nga qendrat e numërimit. Deri në mesnatë, problemet nuk ishin serioze, por ato pak që ndodhën e rritën tensionin në maksimum, duke i bërë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit të përgatiten seriozisht për skema të manipulimit të votave, ashtu siç paralajmëroi kreu i Partisë Socialiste.
Një tjetër element që të bën të besosh se alarmi nuk ishte i rremë është fakti që numërimi ka ecur me ritme shumë të ngadalta pikërisht në ato qarqe nga vota e të cilëve varen balancat e Parlamentit të ri dhe ku diferenca mes partive është e vogël.
Por, Kryeministri i vendit, i cili nga rezultatet paraprake të dala dje rezulton të jetë kryetar i partisë së dytë në vend, e konsideroi vonesën një defekt të sistemit zgjedhor, çka sipas tij, duhet të korrigjohet për zgjedhjet e tjera.
Gjithsesi, deri dje në mesnatë nuk pati asnjë të dhënë për manipulim votash, megjithëse pritshmëria për ndodhi të tilla ishte e madhe. Një shprehje popullore thotë "Nata s‘ka shahit" dhe tashmë është e qartë se procesi më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve zhvillohet natën.