E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia mbron gruan se dhunohej nga burri

Një tjetër grua është marrë në mbrojtje nga Policia e Tiranës, pasi ka rënë pre e dhunës së bashkëshortit. Seksioni kundër dhunës në familje ka marrë në mbrojtje një 26-vjeçare, e cila është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj, Erion R. Burimet zyrtare policore shpjeguan se Dorina R., iu plotësua urdhri i mbrojtjes dje në mesditë, ndërkohë që u vunë disa kushte për bashkëshortin e saj që të mos t‘i afrohet, me qëllim që të shmangë ndonjë krim më të rëndë. Sipas policisë, tashmë dosja e kësaj çështjeje do të shkojë në gjykatë, ku priten të merren masa ndaj 29-vjeçarit dhunues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›