E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin sot aplikimet për anëtarët e FSK

Prishtinë, 22 Janar, 10:02, NOA – Sot në të gjithë Kosovën, nis aplikimi për anëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Të rinjtë të të gjitha nacionaliteteve, mund të aplikojnë deri më datën 14 shkurt të këtij viti, kanë mundësi të aplikojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Siç njofton gazeta kosovare, “Ekspres”, kushtet që një person duhet t’i plotësojë për t’u bërë pjesë e kësaj force janë shumë të thjeshta. Mosha minimale për ushtar është nga 18 deri 25 vjeç, kurse për oficerë nga 18 deri 30 vjeç.

Ata që konkurrojnë për fusha të specializuara si për shembull për mjek të FSK-së, kalimi i kësaj moshe është i lejuar.

Togeri i trupave të KFOR-it në Kosovë, Henrik Kristensson, përmes një prezantimi të detajuar që mbajti në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, sqaroi gjithçka në lidhje me mundësinë që rreth 2 mijë e 300 persona, përveç atyre të pranuar nga ish-TMK-ja, do të bëhen pjesë e kësaj force.

Prej këtij numri, 1 mijë e 500 pjesëtarë të FSK-së do të jenë ushtarë dhe oficerë të tjerë aktivë, ndërkohë që 800 të tjerë rezervistë.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›