E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Qeveria të marrë përgjegjësi për dëmtimin e peshkarexhave”



DURRËS – Lëvizja G99 kërkon që shteti të marrë përgjegjësinë për peshkarexhat e dëmtuara disa ditë më parë në Portin e Durrësit. Burimet zyrtare të kësaj organizate bëjnë të ditur se dje, kreu i kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj, bëri një takim me përfaqësues të Sindikatës së Peshkatarëve. Gjatë këtij takimi, Veliaj u njoh me dëmet e shkaktuara si pasojë e përplasjes së tragetit me tri anije të vogla peshkimi që ishin ankoruar në port. Ai tha: “Shteti shqiptar jo vetëm nuk ka marrë përgjegjësinë për problemet e vjetra për grupe vulnerabël, si peshkatarët apo bujqit, siç është rimbursimi i naftës, por çdo ditë po tregon papërgjegjshmëri edhe për problemet e reja, siç ishte rasti i fundit”. Sipas tij, “Qeveria nuk ka dhënë asnjë koment dhe nuk ka marrë përsipër asnjë rimburism të humbjes së pronës private të këtyre peshkatarëve. Në Portin e Durrësit ka qenë parashikuar ndërtimi i një terminali të veçantë për pasagjerët që të mos ketë më lidhje me anën e peshkatarëve. “Edhe pse punimet janë inauguruar me ceremoni, punët ende nuk kanë filluar për realizimin e këtij projekti”, - thuhet në njoftimin zyrtar të “G99”.

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›