Vrasje në Sauk, 70-vjeçari ekzekuton pas një konflikti fqinjin dhe bashkëshorten
Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 18:50, ne Sauk. Autori i dyshuar i vrasjes ka deklaruar në polici se kreu krimin makabër në kushte të tronditjes së fortë psikike. Viktimat janë Bexhet Xhabrahimi 70 vjeç dhe Fatime Shehu, 67 vjeçe, të dy me banim në Sauk të Tiranës. Ngjarja ndodhi në banesën e të dyshuarit. Sipas hetimeve dhe dëshmive në vendngjarje, Halim Shehu, 70 vjeç, është grindur fillimisht me fqinjin e tij moshatar, Xhevdet Xhabrahimi për shkak të një konflikti për motive pronësie mes tyre. Gjakrat janë nxehur aq shumë, sa Halimi me një armë zjarri tip pistoletë TT që kishte në dorë ka hapur zjarr, duke i marrë jetën fqinjit të tij. Pak çaste më vonë i është kthyer së shoqes, me të cilën prej 40 vjetësh ishte i lidhur në martesë, duke hapur zjarr mbi tw dhe duke e lwnw të vrarë. I dyshuari, pas krimit të dyfishtë, nuk ka bërë përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka pritur forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë që erdhën pak minuta pas sinjalizimit të sallës operative nga fqinjët. Policia tha zyrtarisht se, “70-vjeçari Halim Shehu, pas një debati të ndodhur mes tij dhe viktimës Bexhet Xhabrahimi, e ka qëlluar me armë zjarri këtë të fundit, në oborrin e banesës së tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”. Më pas, po sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj vrasjeje të dyfishtë ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fatime Shehu, 67 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. “Paraprakisht, dyshohet se motivi i këtij krimi të dyfishtë ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm pronësie mes dy familjeve”, - deklaroi policia. “Aktualisht, të gjitha strukturat e hetimit të policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intensivisht për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje”, - tha zyrtarisht policia.
26 Nentor 2008