E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma, “Një qytetar–një pemë”, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 4000 pemë



Nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës “Një qytetar–një pemë” ka gjetur përkrahje të gjerë në komunitetin kryeqytetas. Janë të shumta kompanitë private, shoqatat jo fitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, donatorë vendas e të huaj, shoqëritë e ndryshme, por edhe vetë qytetarët, të cilët, në mënyrë vullnetare janë bërë pjesë e kësaj iniciative, duke kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet. Kjo nismë e dobishme mjedisore po vazhdon me sukses bashkëpunimet me partnerët brenda dhe jashtë vendit. Kësaj radhe, “Raiffeisen Bank” sh.a i është bashkuar iniciativës, duke realizuar në lulishten para Galerisë së Arteve mbjelljen e 5 pishave, 2 palmave dhe 2 bredhave si dhe duke dhënë një kontribut të vyer, në shtimin e përmasës së gjelbër të qytetit. Kryebashkiaku Rama, i pranishëm në aktivitet e konsideroi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin, lajmin e mbjelljes së 4000 pemëve të deritanishme, duke përcjellë njëkohësisht synimin për ta çuar në 4500 këtë numër, përpara sezonit të ardhshëm të mbjelljeve.

27 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›