Nisma-OSBE: Femrat në qeverisjen e vendit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi dje inaugurimin e një projekti trevjeçar, i cili synon të zgjerojë rolin e femrës në qeverisjen e vendit. Veprimtaritë e projektit do të përqendrohen në përkrahjen e udhëheqëseve femra, me synimin për të rritur numrin e femrave të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në pushtetin vendor. Kjo nismë u mor në vijim të miratimit nga Kuvendi para pak kohësh të ligjit për barazinë gjinore dhe të Kodit Zgjedhor, duke pasur në themel të saj objektivat e strategjisë kombëtare mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Gjatë inaugurimit të projektit do të mbahen fjalime të rëndësishme nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Henk van an den Dool, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch.