E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-NATO, Gjermania mbyll procedurat

Gjermania depozitoi pranë departamentit amerikan të shtetit, në Uashington certifikatën e ratifikimit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë mënyrë, Gjermania përmbyll procedurat lidhur me anëtarësimin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Qeveria federale e Gjermanisë shpreh bindjen se anëtarësimi në NATO i Shqipërisë do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. "NATO është më shumë se një aleancë për

mbrojtjen, ajo është edhe një bashkësi transatlantike e gjerë vlerash, që mbështetet në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit ligjor e që është angazhuar për nxitjen e paqes dhe stabilitetit", thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›