Rama: Do konsultohem me Frontin për Shqipërinë
Fier
Aksioni i ri politik i Partisë Socialiste ka vijuar në Fier. Pas Tiranës dhe Durrësit, takimin kreu i PSSH-së Edi Rama e ka vijuar në Fier, me gazetarët e mediave qendrore dhe atyre lokale. Pyetjes së gazetës “Shqip” për disa detaje të tryezës që pritet të zhvillohet të shtunën, Edi Rama i është përgjigjur se “deri më tani është marrë në konsideratë mendimi i aleatëve të PS-së. Edhe për tryezën te Presidenti, që është vendosur të shtunën, do të konsultohemi po me përfaqësuesit e Frontit për Shqipërinë”. Të gjitha prononcimet e tij, kreu i opozitës shqiptare i ka lidhur me hapjen e kutive të votimit. Për vizitën e planifikuar në Strasburg, së bashku me disa deputetë të PS-së, kryetari i opozitës, Edi Rama, ka thënë se “ndërkombëtarët e kanë dhënë mesazhin e tyre lidhur me qëndrimin e PSSH-së. Edhe në këtë vizitë do të vilet mendimi i tyre, pasi besoj se vendimi ynë për hetimin e zgjedhjeve është mirëpritur”. Kryetari i opozitës, Edi Rama, u është përgjigjur mbi 40 pyetjeve. Ndërsa për daljen e Fatos Nanos dhe një lëvizjeje të mundshme të tij, Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë.
#