Topi takon edhe ambasadorin gjerman
Për krizën
Pas takimit me dy diplomatët e BE-së dhe ambasadorin e SHBA-së, Presidenti Topi ka pritur dje në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borhard. Në njoftimin për shtyp theksohet se “në takim u diskutua edhe për tryezën e ardhshme politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën Presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, më 13 shkurt 2010”. Por përveç konsultimit për krizën, biseda është zhvilluar edhe për vizitën që Presidenti Topi do të zhvillojë në prill në Gjermani.Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Gjermaninë në të gjitha fushat, duke i vënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tonë. Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Bernd Borhard, vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta që kontribuojnë edhe në rritjen e nivelit të dialogut dhe bashkëpunimit politik.
#