Niveli i liqenit të hidrocentralit të Fierzës arrin në 293.7 metra
Niveli i liqenit të Hidrocentralit të Fierzës gjatë ditës së sotme ka arritur në 293.7 metra, ndërsa prurjet llogariten 700 m3/sek. Burime zyrtare pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), thanë sot "se prurjet në liqenin e hidrocentralit të Fierzës janë rritur shumë si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës". Prurjet e ujërave janë rritur gjithashtu edhe në liqenin e HEC-it të Komanit, duke arritur 170 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit është 172.7 metra, kurse në Vaun e Dejës prurjet janë 70 m3/sek dhe niveli i ujit ka arritur në lartësinë 74.3 metra. Liqeni i Fierzës shërben si rregullator për hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit, veçanërisht në periudha thatësire. Ai ka një kapacitet energjitik prej 500 mijë kë në orë dhe një kapacitet ujëmbajtës prej 3,2 miliard m3 ujë. Gjatësia e tij e përgjithshme është 75 km, prej të cilave rreth 3 km janë në territorin kosovar.
...