Një ‘Lee Strasberg’ për Pacino’n
Ylli i filmave “Kumbara”, “Aroma e Gruas”, “Avokati i Djallit”, etj, është shpërblyer me edhe një shpërblim prestigjioz filmik.
Njeriu për të cilin tonë se mund ta adhuroni ose edhe jo, por sigurisht që s’mund ta urreni, ngase një ndjenjë të mesme për të nuk ka, definitivisht që ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë botërore – dhe kjo assesi s’mund t’i mohohet.
Shpërblimi i Fondacionit të Aktorëve Amerikanë Al Pacino’s iu nda gjatë një ceremonie që u mbajt në Hotel Meriott Marquis, në Manhattan, njoftuan mediat amerikane.
Me këtë rast Pacino theksoi rëndësinë që ka për të fondacioni nga i cili mori shpërblimin Lee Strasberg, ngase edhe vetë shpërblimi mban emrin e regjisorit dhe aktorit legjendar, gjegjësisht të mësuesit të aktrimit nga i cili Pacino e mësoi zanatin autorial.
Ndryshe Pacino ka luajtur bashkë me Strasberg në filmin ‘Kumbara2’, të vitit 1974, dhe në filmin “Drejtësi për të Gjithë”, të vitit 1979. Aktori i njohur me këtë rast tha se Fondacioni i Aktorëve Amerikanë i ka dhënë mbështetjen e nevojshme gjatë disa dekadave të punës së tij në film dhe teatër.
"Kur të na nevojitet ndonjë dorë e shtrirë për ndihmë, e dimë se Fondacioni është gjithnjë pran nesh”, deklaroi Pacino gjatë ceremonisë, të cilën e udhëhoqën dy kolegët e tij, Alec Baldwin dhe Annette Bening.