E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 22 vjeçare nga Shkodra tenton te vrase veten

Një 22 vjeçare nga Shkodra, e cila në orët e vona të ditës së djeshme tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët, ka shpëtuar për mrekulli falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve të spitalit rajonal. Burime zyrtare nga spitali rajonal i Shkodrës thanë se "22 vjeçarja Alseva M., banore e lagjes 'Tepe' mbërriti në spital në një gjendje të rëndë, pasi kishte humbur shumë gjak nga prerja e damarëve. Falë ndërhyrjes në kohë tashmë ajo e ka kaluar rrezikun për jetën".      Ndërkaq nga hetimet e para të policisë, rezulon se vajza ka tentuar të vrasë veten në kushtet e depresionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›