Një 43-vjeçar gjen vdekjen në një aksident rrugor
SHKODëR- Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur sot në aksin rrugor Bushat-Mjedë. Zëdhënësja e Policisë së Shkodrës, Fatbardha çelepia, tha sot se "nje mjet tip Benz 140 me targa SH 7265, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i tij, shtetasi Astrit Demaj, ka gjetur vdekjen e menjëhershme". Ndërsa Muhamet Ymeri, 50 vjeç, i cili gjendej si pasagjer në mjet është plagosur dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Efektivat e policisë rrugore të komisariatit të Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për këtë aksident, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër për hetime të mëtejshme. (d.b/BalkanWeb)