E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një anije me katër peshkatarë, dy orë në dorë të dallgëve

08/03/2005  Rrezikon mbytjen një tjetër peshkarexhë

DURRËS - Katër peshkatarë, nga një fshat në afërsi të Kepit të Rodonit, janë përballur me dallgët e larta, në përpjekje për të shpëtuar jetën. Por, nuk ka zgjatur më shumë se dy orë ankthi i peshkatarëve të tjerë, që ndiqnin me frikë fatin e shokëve të tyre.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se rreth një kilometër nga Kepi i Rodonit dallgët kanë marrë me vete një varkë. Shkak për këputjen e litarit dhe shkëputjen e varkës nga grumbulli i varkave që gjendeshin aty pranë, ka qenë moti shumë i keq, me erë të fortë dhe det me 6-7 ballë. Policia, e njoftuar për këtë ngjarje, në ora 13.20 të ditës së djeshme, ka kërkuar ndihmën e Distriktit Detar si dhe Guardia di Finanza.

Sipas dëshmive, mësohet se dallgët, e kanë bërë të pamundur komandimin e varkës. Në ndihmë të tyre ka shkuar një mjet lundrues i Rojes Bregdetare si dhe një motovedetë e Guardia di Finanza. Por policia ka deklaruar se para se këto mjete shpëtimi të afroheshin te Kepi i Rodonit, peshkatarët kanë mundur të prapsojnë varkën, duke e “bindur” atë të kthehet në breg. Burime nga policia thonë se peshkatarët kanë mundur të kthejnë varkën, pasi ajo ishte larguar 1.5 milje nga bregu dhe se gjithçka

është bërë e mundur nga përvoja e tyre e gjatë në det.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›