E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një anije për pastrimin e Kanalit të Vivarit

 

SARANDE - Për herë të parë, pas rreth 25 vjetësh do të pastrohet Kanali i Vivarit, që njihet nga të gjithë si vendi i prodhimit të peshkut qefull i një cilësie të lartë, por edhe si shtrati i kultivimit të midhjes. Një anije teknologjike po bën heqjen e prurjeve, që kanë ardhur nga rrymat detare të pranishme në këtë kanal. Këto prurje, është vërtetuar tashmë, që janë bërë pengesë serioze për regjimin e ndërrimit të ujërave në Liqenin e Butrintit. "Blu Mar Skela" është emri i firmës që realizon çlirimin nga rëra dhe baltovina e grumbulluar në vite, në hyrje të Kanalit të Vivarit, me një anije teknologjike, që i përngjan një kantieri të vërtetë. Ky projekt i qeverisë cilësohet si shpëtimtar për fenomenet e dëmshme, që tradicionalisht kanë sjellë katastrofa në liqenin e Butrintit dhe në prodhimin e midhjes që kultivohet në të.                      sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›