E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona peng në Dajt, letër e hapur krerëve të shtetit

 

TIRANE - I endur katër vjet nëpër gjyqe të pafundme, që në fakt vetëm zvarriten, qytetari Sulejman Shehu i është drejtuar pak ditë më parë më një letër të hapur autoriteteve të shtetit dhe ambasadorit amerikan. "Detyrohem të shkruaj këtë letër të hapur për të dhënë fakte të një korrupsioni zinxhir në 'Drejtësi', të cilat po më dëmtojnë ekonomikisht dhe moralisht", nis letra e Shehut, drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryeprokurores Ina Rama, Avokatit të Pupollit Ermir Dobjani, si dhe ambasadorit amerikan Xhon Uidhers dhe përfaqësisë së OSBE në Tiranë. Shehu pohon se ka 4 vjet që ndodhet në procese gjyqësore me Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë, për lirim dhe dorëzim të një godine në Malin e Dajtit, e cila njihet si "Vila e Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve", dhe që ndodhet ndërmjet Minierës së Boksiteve dhe Depos së Ujit, në largësi nga ish-Kampi i Punëtorëve. "Godina është marrë me qira me mirëbesim në vitin 1994. Shprehem me mirëbesim mbasi gjatë kësaj kohe mësova se objekti në gjykim nuk është në pronësi të Konfederatës, por sipas të dhënave të fundit me shkrim të ZRVPP, Tiranë, për këtë objekt nuk ka asnjë të dhënë teknike dhe ligjore, pra objekti nuk është në pronësi të Konfederatës, por shtetit", pohon Shehu, i cili pasi përmend kaluarin e gjyqeve të pafundme përfundon me pohimin se: "Po vidhet pasuria e shtetit, si dhe investimi i kryer gjatë 14 viteve. Kërkoj drejtësi".                                                                        f.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›