Një “armik” President?!!!
Martin Leka
Sa e sa herë përsëritet si shaka dhe sa e sa herë na del e vërtetë?! Askush nuk e kishte besuar se një ditë, edhe Bamir Topi do të na dilte “armik”… Nëse duke pasur parasysh nivelin e demokracisë dhe luftën politike pa skrupuj mes kampeve kundërshtare, do të kishim krijuar vetëbesimin në analizë se Presidenti do të mund të ishte “armik” i opozitës, askush nuk mund të imagjinonte se po ndodh e kundërta: “Armikun e paskemi mes nesh”…! Pra, ish-lideri i djathtë, President tashmë, duket se po del “armik” i të djathtëve…
Askush më mirë dhe më qartë se sa kryetarja e Parlamentit nuk mund të tregojë për atë që herë duket e herë fshihet, por që lexohet mirë për këdo: marrëdhëniet e maxhorancës me Kreun e Shtetit. Të komentuara në fillim si marrëdhënie xhelozie për hierarkinë në selinë blu e më pas për karrierën kulmore të ish-kolegut në parti, duket se asgjë, as detyra e Kreut të Shteti si simbol, nuk ka penguar një “konflikt” të brendshëm mes Presidentit dhe maxhorancës.
Pothuaj në mënyrë permanente, Presidenti ka qenë pjesë e një “lufte të ftohtë” mes tij e maxhorancës. Sulmet ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryeprokurores, anatemat ndaj kthimit të disa dekreteve të Tij, kanë qenë pjesë e kësaj lufte.
Tashmë askush nuk ka më dyshim se ndaj Presidentit të Republikës po tentohet të bëhet shantazh i hapur. Mosshqyrtimi i dekretit për kthimin në Parlament të Kodit Zgjedhor (i analizuar si një kthim brenda kornizës ligjore dhe për detaje teknike që kanë të bëjnë kryesisht me datën e zgjedhjeve), është një tregues mjaft domethënës për të treguar e vërtetuar hendekun që ekziston mes institucionit më të lartë të shtetit dhe maxhorancës. Ndërkohë që ekspertët, siç e theksuam dhe më lart, e trajtuan dhe konsideruan kthimin për rishqyrtim të Kodit Zgjedhor si një gjest normal dhe teknik, të ligjshëm dhe racional, si për të treguar luftën e hapur me Presidentin “armik” tashmë, Kryetarja e Parlamentit Topalli, në vend që të fliste me gjuhë racionale, të vetëpërmbajtjes, nuk nguroi të anatemonte Presidentit me shprehjen e famshme “Presidenti u bë me pakicën”?!... Kjo deklaratë madje lëshohet pa lexuar asnjë germë nga sqarimi bashkëngjitur dhe argumentimi që Presidenti i bëri deputetëve të Parlamentit me këtë rast.
Shantazhi dhe diversioni vazhduan dhe më tej, kur vetë Kryeministri, në përpjekje për të komentuar kthimin e Kodit Zgjedhor nga Presidenti, u shpreh për mediat para disa ditësh se “kjo është një mundësi e mirë për komunikimin PS-LSI”?!... Apo kur para kësaj deklarate tha se, “Topi e ktheu Kodin për të ulur bashkë PS me LSI”…
Në situatën në të cilën ndodhet politika pas miratimit konsensual të Kodit Zgjedhor, duket qartë se shantazhi e diversioni ndaj Presidentit të Republikës ka për qëllim pikërisht kalimin pa ndryshime të ligjit për Prokurorinë, të kontestuar nga shumë grupe interesash, kryesisht të atyre të drejtësisë.
Pa dashur të futemi thellë në gjithë historinë e marrëdhënieve mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe maxhorancës, ajo që vlen të theksohet dhe të konsumohet sot për publikun është fakti se, duke dështuar nga ideja për të patur një president “të djathtë”, që të sillej si zyrtar partiak, maxhoranca po tenton me çdo mënyrë t’i heqë Presidentit “armik”, të gjitha rrënjët nga mund të jetë e varur sadopak maxhoranca me Presidentin. Në rastin konkret, kalimi i ligjit për Prokurorinë, i kontestuar, do t’i shërbente jo pak maxhorancës për të këputur rrënjët që çojnë ushqim tek… “armiku” President!...