Një autogol komik shpëton Holandën
Një autogol komik i Simon Pulsen pa kaluar 30 sekonda nga pjesa e dytë i shoqëruar edhe një gol te realizuar nga Dirk Kajt pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt i siguruan Holandës fitoren 2-0 kundër Danimarkës në ndeshjen hapëse në grupin E. Danimarka u tregua e barabartë në pjesën e parë me rivalët historikë europianë, në një fraksion loje pa shumë emocione në Johanesburg. Minuta e 10-të ofroi Uesli Snajderin dhe Tomas Enovoldsenin të ekzekutonin gjuajtjet e lira nga distanca, por dy lojtarët nuk arritën të kërcënonin portierët respektivë me “aftësitë” e topit “Jabulani”. Shansi më i mirë në pjesën e parë ishte ai i minutës së 27-të kur Denis Romedahl krijoi një rast për Niklas Bendtnerit të pa markuar. Në minutën e 33-të, Holanda mund të kishte marrë kryesimin, por krosimi i ulët i Kajtit u devijua nga një mbrojtës danez, dhe duke bërë rikoshete mbërriti te Xhon Heitinga, ky i fundit gjuajti mbi traversë. Por më pak se një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, danezët orkestruan “vetëvrasjen” e tyre, kur Simon Pulsen në përpjekje për të pastruar zonë nga një top i kthyer prapa nga shoku i tij i ekipit, Daniel Ejxhër i dhuroi holandezëve kryesimin. Pulsen u kundërpërgjigj me disa iniciativa individuale për të shlyer gabimin përpara trajnerit të tij Morten Olsens, por danezët krijuan pak raste për të kërcënuar seriozisht “portokallinjtë” e Bert van Marvijk. Me avantazhin e dhuruar, Holanda lëvizi më pak, duke pasur synim fitimin e ndeshjes dhe marrjen e tri pikëve, por për ta bërë të sigurt fitoren mendoi Dirk Kajti, i cili shfrytëzoi një top të ardhur nga zëvendësuesi Eljero Elia për të realizuar golin e dytë të Holandës pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjes. Edhe pse nuk ishte performanca më bindëse e “Oranje”, ata e rritën përmasën e tyre gjatë ndeshjes, të ndjekur nga bankina nga nën vështrimin e Arjen Robenit, ndërsa kamerat fokusuan në tribunën “VIP”, edhe presidentin e UEFA-s, Mishel Platini gjatë një bisedë shumë konfidenciale me ish-yllin francez, Zinedin Zidan.
Samurajt japonezë vrasin “luanët” e Kamerunit
Keisuke Honda shënoi golin e vetëm në një ndeshje shumë të luftuar kundër Kamerunit. Stefan Mbia ishte shumë pranë barazimit, kur me një goditje të jashtëzakonshme goditi pikën e sipërme ku bashkohen dy shtyllat. Japonia shkaktoi një “rrëmujë” të voglë në grupon E, ndërsa Keisuke Honda shënoi golin e vetëm në një ndeshje shumë të luftuar kundër Kamerunit. Shanset ishin shumë të vogla në pjesën e parë, por Japonia ia doli të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e krijuar nga Honda në minutën e 39-të pas harkimit të Daisuke Matsuit. Kameruni luftoi fort në periodën e dytë të ndeshjes, por nuk mundi të gjejë hapësirat e duhura në një vijë mbrojtëse shumë të disiplinuar të Japonisë.
Stefan Mbia ishte shumë pranë barazimit, kur me një goditje të jashtëzakonshme goditi pikën e sipërme ku bashkohen dy shtyllat.
Trajneri i Kamerunit, Pol Lë Gen u përpoq me mënyrën e tij të bënte një numër surprizash në formacionin fillestar, duke hedhur në fushë adoleshentin e Shalke 04, Joel Matip në vend të lojtarit të Arsanlit, Alks Song, ndërsa Hamidu Sulejmanu u preferua në portë në vend Karlos Kemeni. Gjithsesi, fundi i takimit nuk i dha të drejtë trajnerit francez të Kamerunit, Le Gen, i cili ngarkoi yllin e skuadrës, Samuel Eto’o në të njëjtin pozicion që e vendoste edhe Hoze Murinjo te Interi. Kaisuke Honda u përzgjodh nga ekspertët edhe si më i mirë i ndeshjes. Takimi tjetër i ditës së parë të grupit E, Holandë-Danimarkë përfundoi 2-0. Pas ndeshjeve të para, Holanda dhe Japonia bashkëkryesojnë me nga tri pikë, ndërsa Kameruni dhe Danimarka kanë zero pikë.
Italia e pafuqishme, Lipi “përzë” Bufonin
Kampionia në fuqi e botës, Italia, zhgënjeu në prezantimin e saj të parë në Afrikën e Jugut, duke barazuar 1-1 me Paraguain. Në fakt, nga italianët nuk është se pritej ndonjë performancë të shkëlqyer, por je të paraqiteshin në mënyrë krejt amorfe dhe pa forcë. Paraguai ekzekutoi një goditje të lirë nga e djathta dhe mbrojtja italiane u çorientua. Alkaraz, blerja e re e Uiganit në Angli, reagoi më shpejtë se “axurrët”, duke goditur me kokë në minutën e 39-të në këndin e paarritshëm të portës së Xhixhi Bufonit, i zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë nga trajneri Marçelo Lipi. Golin e barazimit për Italinë e shënoi sulmuesi i Romës, Daniele De Rosi, i cili shfrytëzoi një hapësirë milimetrike në vijën e mbrojtjes së Paraguait, duke realizuar pas një harkimi nga goditja e këndit në minutën e 63-të, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Uruguait, Vijar.
15 Qershor 2010