E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili nis fushatën e tij për yllin e gjashtë



Brazili do të nisë fushatën e tij për të fituar trofeun e gjashtë në Kupën e Botës me ndeshjen kundër “minorenëve” të Koresë së Veriut (ditën e martë). Djemtë e “Sambës” janë midis ekipeve favorite në Afrikën e Jugut, dhe në rrugën e tyre nuk pritet të shkaktojë ndonjë nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Ky është takimi i parë historik midis të dyja skuadrave në një kompeticion të nivelit të lartë, ku Brazili renditet i pari në botës, ndërkohë Koreja e Veriut shumë pozicione më poshtë. Brazili është me skuadrën e plotë dhe trajneri Dunga ka dorë të lirë në përzgjedhjen e më të mirëve që ka në dispozicion.
Portieri Hulio Sezar e ka marrë veten pas dëmtimit në shpinë dhe do të luajë nga minuta e parë. Luis Fabiano parashikohet të jetë në sulm, me Kakanë dhe Robinjo që do të luajnë pas shpinës së tij. Koreja e Veriut nuk ka probleme me dëmtimet dhe trajneri Kim Jon-Hun pritet të përshtatë një formacion mbrojtës për t’u bërë ballë yjeve të Brazilit.

BRAZILI
Trajner: Karlos Dunga
Kapiten: Lusio
Ylli i skuadrës: Kaka
Vlera e lojtarëve: 515 mln euro
Numri i klubeve: 20 000
Numri i lojtarëve: 2 250 000
Viti i themelimit: 1914
Anëtarësimi në FIFA: 1923
Pjesëmarrje: 18
Trofe: 5 (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)
Bilanci: 92 N, 64 F, 14 B, 14 H

KOREJA E VERIUT
Trajner: Kim Jong-Hun
Kapiten: Jong-Jo Hong
Ylli i skuadrës: Jon Tae Se
Vlera e lojtarëve: 15 mln euro
Numri i klubeve: 239
Numri i lojtarëve: 15 000
Viti i themelimit: 1945
Anëtarësimi në FIFA: 1958
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 4 N, 1 F, 1 B, 2 H

Gjyqtar: Viktor KASAI
Ditëlindja: 10.9.1975
Kombësia: Hungaria
Profesioni: Agjent udhëtimi
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Gjykoi finalen e lojërave olimpike Argjentinë-Nigeri në vitin 2008.

“Elefantët” kundër Kristiano Ronaldos

Bregu i Fildishtë dhe Portugalia do të përballen në një ndeshje të nxehtë në grupin G në stadiumin “Nelson Mandela”, në Port Elizabet. Për Bregun e Fildishtë do të mungojë sulmuesi i tyre i fuqishëm, Didier Drogba, i zëvendësuar nga Sejdu Dumbia. Drogba u është rikthyer stërvitjeve pas ndërhyrjes në krahun e tij, por trajneri i “Elefantëve”, Sven Goran Erikson nuk ka ndërmend ta hedhë në fushë 32-vjeçari që shënoi 37 gola sezonin e kaluar për Celsin në të gjitha kompeticionet. Kolo Ture do të jetë kapiteni i ekipit nëse Drogba nuk do të luajë, ndërkohë që Salomon Kalu dhe Dumbia parashikohen të jenë në linjë. Eriksoni e njeh shumë mirë Portugalinë, pasi ata eliminuan Anglinë e tij me penallti pas gjuajtjeve të penalltive në çerekfinalet e Euro 2004 dhe në Kupën e Botës në “Gjermani 2006”. Portugalia do të mbështetet plotësisht te anësori “hajmali” Kristiano Ronaldo dhe shpreson se ai do të jetë i aftë të shfaqë performancën e tij të fuqishme te Reali i Madridit në Kupën e Botës. Trajneri Karlos Keiroz ndjen shqetësime në lidhje me gjendjen fizike të anësorit Simao Sabroza, ndërkohë që Nani mbeti jashtë botërorit për shkak të dëmtimit. Ndeshja mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave, pasi në të ashtuquajturin “grup i vdekjes”, ku bën pjesë edhe pesë herë kampioni i botës, Brazili, gjithçka është e vështirë për dy vendet e para që kualifikohen fazën tjetër.

Horge LARRIONDA
Ditëlindja: 9.3.1968
Kombësia: Uruguaj
Profesioni: Nëpunës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në kompeticionet ndërkombëtare.

BREGU I FILDISHTË
Trajner: Sven Goran Erikson
Kapiten: Didier Drogba
Ylli i skuadrës: Dider Drogba
Vlera e lojtarëve: 180 mln euro
Numri i klubeve: 220
Numri i lojtarëve: 25 000
Viti i themelimit: 1960
Anëtarësimi në FIFA: 1961
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 3 N, 1 F, 0 B, 2 H

PORTUGALIA
Trajner: Karloz Keiroz
Kapiten: Kristiano Ronaldo
Ylli i skuadrës: Kristiano Ronaldo
Vlera e lojtarëve: 340 mln euro
Numri i klubeve: 2800
Numri i lojtarëve: 133 000
Viti i themelimit: 1914
Anëtarësimi në FIFA: 1923
Pjesëmarrje: 4
Trofe: 0
Bilanci: 18 N, 12 F, 5 B, 1 H

Lojtarët më të mirë të ndeshjeve

1. Silvi Tshabalala (Afrika Jugut)
Afrika e Jugut - Meksika 1-1

2. Diego Forlan (Uruguai)
Uruguai - Francë 0-0

3. Park Ji-Sung (Koreja e Jugut)
Koreja e Jugut –Greqi 2-0

4. Vinsent Enyeama (Nigeri)
Argjentinë – Nigeri 1-0

5. Tim Hauard (SHBA)
Angli-SHBA 1-1

6. Robert Koren (Slloveni)
Algjeri-Slloveni 0-1

7. Asamoah Gyan (Gana)
Serbi-Ganë 0-1

8. Lukas Podolski (Gjermani)
Gjermani-Australi 4-0

9. Uesli Shnajder (Holandw)
Holandw-Danimarke 2-0

10. Keisuke-Honda (Japoni)
Japoni-Kamerun 1-0

11. Antolin Alkaraz (Paraguai)
Itali-Paraguai 1-1

15 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›