Një bisedë miqsh dhe disa vargje nga Noli
Në një takim me një mikun tim në Tiranë, ky më tha që një ministër ishte shprehur në një ambient familjar ku i ishin ankuar për sjelljet e Berishës. “Ehu, lëreni tani së është plak, do iki vetë...”. Doja të sillja ca vargje nga Noli:
“Sofokliu ish budalla / Kur u mplak edhe Kupidi e la. / Tha: “Shpëtova nga një maskara!”... / Goja, pra, iu tha... / Sofokliu nuk e kish mirë... / Plaku s’ka takat, por ka dëshirë... / Gjalpë s’ka, po ka një pus me hirrë / Furrë dhe trazirë...”.
Anyëay, kjo ishte për të të integruar në boten e pleqërisë, që është mësuar me pushtet… Ka energji të paparë! Dhe së katërti, isha dhe jam me idenë që nuk ka të bëjë me plakjen, degradimi i një lideri politik. Ky i yni p.sh., ishte në krye edhe 10 vite me parë, kur nuk qe plak, s’është se na nxori më shumë në dritë.