E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një e vdekur dhe pesë të plagosur në Durrës

Aksidentet

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor vazhdon të shkaktojë viktima dhe të plagosur. Një 27-vjeçare ka humbur jetën nga përplasja e një automjeti, ndërkohë që pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidente të tjera pa pasoja për jetën. Për vdekjen e 27-vjeçares Anila Kola me banim në Durrës, shërbimet policore arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Todri, 40 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në plazh, punonjës në Institutin e Edukimit të Veprave Penale Durrës. Ai ka aksidentuar të renë, e cila gjeti vdekjen në spital, ndërsa drejtonte automjetin tip “Opel” me targa TR 4068B. Ndërkaq, në ngjarje të tjera rrugore, si pasojë e aksidenteve, kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe kanë nisur 4 procedime penale në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksidentet e ndodhura në superstradën Durrës-Tiranë, në Golem, Rrogozhinë dhe Shijak.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›