E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me monedha të falsifikuara, dërgohet në qeli

Kontrolli

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës për falsifikim monedhash. Burime nga radhët e uniformave blu thanë për gazetën “Shqip” se 46-vjeçari Albend Xhelili, nga Tirana, është arrestuar në flagrancë ndërsa mbante me vete kartëmonedhat false. Në raportin e policisë thuhet se Albend Xhelili u arrestua dy ditë më parë në rrugën “4 Shkurti”, pranë një lokali, pasi iu gjetën 35 copë kartëmonedha të prerjeve 5000 lekëshe, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të arrestuarit iu sekuestruan si provë hetimore një shumë parash prej 350000 lekësh. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›