PSD Dosjet përplasje e qeverisë me ndërkombëtarët
Partia Social Demokrate e ka cilësuar rastin e fundit për dosjet një tjetër incident në vazhdën e përplasjeve të qeverisë me institucionet ndërkombëtare. Këtë deklaratë e ka bërë gjatë ditës së djeshme, sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PSD, Teodor Osoja, i cili ka shtuar se ligji i dosjeve i duhet qeverisë për të mbuluar Berishën për Gërdecin.
PSD ka reaguar për rastin e fundit të përplasjes së kryeministrit Berisha me raporterët e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve. Sipas PSD-së, opinioni publik dhe ai ndërkombëtar e kanë të qartë se ligji i dosjeve i duhet qeverisë për të goditur prokurorinë dhe gjykatën. Ndër të tjera, Osoja ka theksuar se veprimet e kryeministrit Berisha nuk bëjnë gjë tjetër veçse na rendisin të fundit në proceset integruese.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1