E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një guidë që na mëson si të mbrohemi

Ngjarja e Gërdecit ndosh
ta nuk është akt terror
ist, por kishte të gjitha
parametrat e një akti të tillë. Aty
kishte gjithçka. Kishte shpërthim,
zjarr të fuqishëm, valë
goditëse shkatërruese, ndotje
terreni të shkallës së lartë dhe
mbi të gjitha kishte vdekje, shkatërrim
jete, me një kosto që
nuk mund të llogaritet në vlera
monetare a zëvendësime materiale.
Autori i librit "Nëpër labirintet
e terrorizmit. Si të
mbrohemi?", Besnik Alibali, ekspert
xhenier në pension, thotë
se ngjarja e Gërdecit nuk duhet
të ndodhte nëse njerëzit do të
udhëhiqeshin nga përgjegjshmëria
në kryerjen e detyrës dhe
jo nga sigurimi i fitimeve mbi
gjakun e njerëzve. Para afro një
dekade, Komiteti i Miqve Antiminë,
bashkëfitues i çmimit
"Nobel" për paqen në vitin
1997, drejtues i të cilit Alibali
është, ka publikuar hartën e
zonave të rrezikshme, aty ku
toka e mbjellë me municione ka
korrur vdekjen.
"Kjo nuk është vetëm lufta e
Amerikës. Dhe ajo që është në
rrezik nuk është vetëm liria e
Amerikës. Kjo është lufta e të
gjithë atyre që besojnë te progresi,
pluralizmi, toleranca dhe
liria". Me këto fjalë të Presidentit
amerikan, Xhorxh Uolter
Bush, çelet libri "Nëpër labirintet
e terrorizmit", i studiuesit
dhe ekspertit të xhenios, Besnik
Alibali.
Libri, që vjen aktual pas
shumë ngjarjesh të rënda, por
edhe asaj të Gërdecit, u kushtohet
viktimave të shumta të
terrorizmit, të pafajshmëve,
fëmijëve, grave, të moshuarve,
të pafuqishmëve dhe të gjithë
kategorive më të pambrojtura.
Ai i kushtohet jetës, njeriut dhe
përcjell mesazhin se për të
mbrojtur jetën duhet të njohim
rreziqet që e kanosin atë seriozisht.
Ngjarja e Gërdecit e shtyu
promovimin e librit në të cilin
ishin ftuar dhe drejtues të lartë
të Ministrisë së Mbrojtjes.
Rrebeshi që ra mbi kokat e tyre
ka rivlerësuar librin e Alibalit
dhe misionin e tij për të kontribuar
modestisht në betejën e
madhe të terrorizmit dhe të ngjarjeve
që kanë përmasa të atilla
me një akt terrorist.
Libri është botuar nga Instituti
i Sociologjisë dhe kreu i këtij
instituti, Lekë Sokoli, ka vlerësuan
karakterin instruktues të
tij dhe udhëtimin e ndërmarrë
nëpër labirintet e terrorizmit
dhe profesionalizmit për t‘u
mbrojtur prej tij. Është një libër
në funksion të njeriut,
mbrojtjes së jetës, pasurisë dhe
natyrës. Është një libër që u shkrua
pas 5 vjet hulumtimesh të
ngjarjeve terroriste në botë dhe
50 viteve eksperiencë pune e
studimi në fushën e minave dhe
municioneve të paplasura që
mbërrijnë në duart e lexuesit
me një të shkruar të thjeshtë, të
kuptueshëm, pa humbur aspak
profesionalizmin për të apeluar
në emër të jetës, në mbrojtje
të saj, në një botë që gjithnjë e
më shumë po tronditet nga akte
makabre që marrin jetë njerëzish
të pafajshëm.
Duke vlerësuar se terrorizmi,
ky fenomen antinjerëzor është
në rritje, autori thotë për
gazetën: "Nëse ky libër do t‘i
shpëtojë jetën qoftë edhe një
njeriu të vetëm me instruktazhin
e tij, atëherë vlera e librit
do të jetë e pallogaritshme, ashtu
si vetë jeta e njeriut."
Si ekspert i xhenios, zoti Alibali
ka qenë shpesh i pranishëm
në faqet e gazetës "Shqip", me
ekspertizat e tij profesionale.
Një ditë pas ngjarjes së Gërdecit,
gazeta botoi një intervistë
të tij, ku hidhej dritë mbi disa
detaje të ngjarjes së rëndë dhe
theksohej mungesa e masave
të sigurisë në fabrikën e demontimit
të municioneve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›